Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura lihen në mes të fermës për 3 ditë! Ministria e Bujqësisë pas 'ping-pongut' me Bashkinë e Durrësit, i gropos në Shijak! Fillimisht s'pranoi të tregonte vendin

DURRËS- Prej gati 3 ditësh, një numër i madh i pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve kanë qëndruar në 'qiell të hapur', duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e popullsisë, por edhe ndotjen e mjedisit. Pas 'ping-pongut' të përgjegjësive mes institucioneve është gjetur zgjidhja, një hapësirë ku do të groposen pulat e ngordhura. Në një deklaratë për mediat në orët e vona, zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci tha se shpendët janë groposur të gjithë, por jo në Durrës, duke refuzuar të bënte transparencë mbi vendin. Pas pikëpyetjeve që la për publikun, duke mos bërë transparencë, dhe në përgjigje të insistimit të mediave, Ministria publikoi disa pamje të groposjes së pulave gjatë natës. Disa minuta më pas, Ministria e Bujqisë reagoi sërish, duke deklaruar se pulat janë groposur në Shijak.

Report tv kontaktoi me përfaqësues të kompanisë "AIBA", e cila prej ditësh i mbante pulat e ngordhura brenda fermës, të cilët thanë se nuk janë groposur të gjitha pulat, siç zv.ministrja tha në deklaratë, por se procesi vijon dhe do të kërkojë ditë të përfundojë në kushtet kur edhe aktualisht vijojnë dhe ngordhin pula të tjera të pularisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Bashkia Durrës  refuzoi groposjen e pulave në territorin e saj me argumentin se nuk ka një terren që të plotësojë kushtet ligjore për groposjen e shpendëve me virus.

"Bashkia e Durrësit i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Bujqësisë ku i bën të ditur se nuk kanë asnjë terren të tillë që të plotësojë kushtet ligjore për groposjen e shpendëve me virus. Bashkia e Durrësit nuk ka vend depozitim për të bërë groposjen që të plotësojë kushtet e posaçme ligjore. Këto vende duhet të kenë kritere të posaçme, përfshirë një terreni larg qendrave të banuara, pasi bëhet fjalë për virus dhe rrezikohet popullata edhe për shkak të ujërave nëntokësorë", thuhet në reagimin për Report Tv. 

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka sqaruar sot se ngordhja e pulave nuk ka ardhur vetëm si pasojë e gripit të shpendëve. Fillimisht në datën 12 mars ka pasur raportime nga vetë kompanitë për ngordhje masive të pulave të tyre. Pas këtij konstatimi janë bërë analizat dhe është konfirmuar se bëhej fjalë për virusin largino-trakeit. Ndërkohë në 19 mars, një tjetër kompani, më konkretisht 'Aiba',  ka raportuar të njëjtën problematikë dhe në bazë të analizave u konfirmua edhe rasti i parë i gripit të shpendëve në vendin tonë. 

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, tha se janë marrë masat e karantinimit të fermës, por edhe të një perimetri 3 kilometra rreth e qark saj, por në pamjet që sjell Report Tv respektimi i kësaj distance nuk ka ndodhur, ku pamjet tregojnë se pulat e gjalla të fshatit lëvizin lirshëm në një distancë prej jo më shumë se 500 metra duke qenë mjaft ngjitur me fermën e karantinuar. Ndërsa në një rreze 10 kilometra nga ferma me grip shpendësh, po monitorohen të gjitha pularitë me marrjen e vazhdueshme të mostrave.

"7 mars ka ardhur njoftimi i parë i kompanisë dhe ka pasur rreth 30 mijë pula të ngordhura. Menjëherë veterinerët janë paraqitur në subjekt, kanë kontrolluar situatën, kanë marrë mostrat, kanë bërë hetimin dhe kanë nisur mostrat në ISUV, nga data 7-17 mars, Shërbimi Veterinar i Ministrisë së bujqësisë ka qenë edhe në ndjekje të situatës duke marrë mostra të herpashershme , dhe dyshohej për gripi i shpendë, larginotrakeit dhe pseudopesti. Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt dhe janë ndërguar në Institutin e Veterinarisë, kanë qenë 18 mostra dhe është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve. Me daljen e analizave,  u morën masat siç i parashikon kontrollet, deklaratë për shtyp pranë ministrisë së bujqësisë, ngritja e qendrës emergjencës pranë ministrisë së bujqësisë dhe një urdhër për masat e parandalimit të përhapjes së gripit të shpendëve, këto masa shoqërohen me protokollet, nga ISUV, Autoriteti Kombëtare i mbrojtjes së bimëve dhe të Autoritetit të Ushqimit, kemi karantinuar zonën që ka rezultuar pozitive, në rreze prej 3 km është vatra e infeksionit dhe karantinohet  dhe 10 km është zona e monitorimit. Janë vënë në monitorim fermat që i përkasin kësaj ferme", tha zv.ministrja.

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika, në deklaratën e sotme ka nënvizuar se konsumimi i produkteve të shpendëve nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.

" Sëmundja nuk sjell probleme të produktet që konsumohen nga njerëzit", tha Kika.

Deri më tani shkuar në 320 mijë në total numri i pulave të ngordhura në 2 javët e fundit në 2 nga pularitë më të mëdha në Durrës, teksa Report Tv ka mësuar me burime se Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj kompanive që operojnë si dhe institucioneve shtetërore me dyshimet se nuk janë respektuar rregullat për karantinimin. 

Pulat e ngordhura në pularinë AIBA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Gripi i Shpendëve, video nga groposja e pulave të ngordhura në Shijak

Pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve në Durrës janë groposura mbrëmjen e sotme në Shijak. Në video dallohet momenti kur ato hidhen në gropë.

Ora 21:38
320 mijë pula të ngordhura nga gripi i shpendëve, Zv.ministrja e Bujqësisë: Të gjitha shpendët janë groposur! Jo në Durrës, por vendin nuk jua tregojmë

1647895480_Screenshot5.jpg

Zv/ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka deklaruar se 320 mijë pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve nga gripi i shpendëve, janë groposur që të gjitha, në një deklaratë për mediat, Gjeci u shpreh se shpendët e ngordhur nuk janë groposur në Durrës, por refuzoi të tregonte vendin.

Ermira Gjeci: Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural me përgjegjësi për sigurinë ushqimore, transparencën me qytetarët dhe nevojën  për informim bën me dije se të gjitha shpendët janë groposur. Pra përfundoj groposja e pulave. Vazhdon gjurmimi dhe testimi në pulari, thirrja është për të gjitha pularitë, të gjitha stabilimentet që në rast dyshimi për grip shpendësh duhet të komunikojnë më autoritetin kombëtar të veterinarisë.

Në cilën zonë është bërë groposja?

Ermira Gjeci: Ne në drekë e përmendëm që i jemi drejtuar edhe bashkive të tjera dhe pasi morëm konfirmimin e një vendit të përshtatshëm  që plotëson kushtet për ministrinë e mjedisit dhe të njësive vendore është marrë autorizimi dhe është bërë groposja.

Cila zonë?

Ermira Gjeci: Nuk e thamë që është në bashkinë e Durrësit dhe nuk ka nevojë që të insistojmë përsëri. i jemi drejtuar bashkive të zonës.

A është larg zonave të banuara?

Ermira Gjeci: Plotëson kushtet sipas legjislacionit në fuqi

Ora 15:00
Gripi i Shpendëve, kompania AIBA: Në asnjë rast nuk i fshehëm ngordhjet! Këmbëngulëm deri sa rezultuan analizat pozitive

1647867624_PULA.jpg

Kompania AIBA ka bërë një deklaratë për mediat ku sqaron këndvështrimin e saj në lidhje me situatën e krijuar nga gripi i shpendëve.

Deklarata e plotë

Nisur nga situata me të cilën po përballemi, shoqëria AIBA dëshiron bëjë transparente kronologjinë e kësaj krize, për të dëshmuar vullnetin e saj për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore, në shërbim të garantimit të sigurisë së konsumatorit, si prioritet i përhershëm i punës tonë.

Që prej një jave, qeë nga data 12 Mars, 2022, jemi përballur me ngordhje të papritur të pulave, në stabilimentin tone të rritjes se shpendëve në Xhafzotaj, Durrës.

Menjëherë janë njoftuar institucionet përgjegjëse dhe autoritetet kompetente, me të cilat kemi qene në kontakt të vazhdueshëm çdo dite. Gjithashtu, përfaqësuesit e këtyre institucioneve kane qene prezent në ambientet e stabilimentin tone të rritjes se shpendëve në Xhafzotaj, Durrës, çdo dite, duke kryer të gjitha procedurat përkatëse për evidentimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjes se mundshme qe dyshohej se kishte prekur pulat.

Qe prej dates 12.03.2022 dhe në vazhdim, pranë stabilimentit tone në Xhafzotaj, Durrës, janë marre disa here kampione/mostra nga përfaqësues të AKVMB për tu analizuar pranë Laboratorit të ISUV. Fillimisht morem informacion se Laboratori i ISUV kishte konkluduar se kemi të bëjmë me infeksion Laringotrakeit Infektiv.

Por nga shenjat shëndetësore dhe klinike qe po shfaqnin pulat, shenja të cilat në i kemi konsultuar menjëherë me specialiste dhe eksperte të fushës, kane sugjeruar me bindje të plote se shenjat klinike në fjale janë karakteristika specifike të gripit të shpendëve (infeksion me Influence Aviare).

Pikërisht për këtë arsye, dhe pavarësisht konkluzioneve fillestare të nxjerra nga Laboratori i ISUV se kishim të bënim me infeksion Laringotrakeit Infektiv, me këmbënguljen tone të vazhdueshme duke i rekomanduar institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente qe të merrnin seriozisht dyshimet tona të forta, u morën kampione/mostra të tjera me date 19.03.2022. Brenda kësaj dite u kryen analizat përkatëse pranë Laboratorit të ISUV, ku rezultoi analize pozitive për Influence Aviare H5N8 (grip shpendësh)!

Qe prej ditës se mërkure dhe të enjte, datat 16-17 Mars, 2022, kemi marre lajme të ndryshme në media, të cilat paraqisnin sikur ngordhja e shpendëve në disa stabilimente prodhimi në Durres, është fshehur ndaj publikut apo institucioneve!

Duam t'ju bëjmë me dije, se shoqëria AIBA, në asnjë rast nuk ka fshehur ngordhjen e pulave, dhe se çdo dite, qe prej datës 12.03.2022, ka kryer procedurat përkatëse të njoftimit zyrtar në prezence të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente (AKVMB, etj.)! Ka qene përgjegjësi e jona profesionale qe të ishim të kujdesshëm në përhapjen e informacionit për publikun deri në verifikimin e plote zyrtar të shkaqeve të ngordhjes se papritur të pulave!

Edhe spekulimet e ndryshme, se në ambjentet e stabilimentit tone të rritjes se shpendeve në Xhafzotaj, kane ngordhur të gjitha pulat, ju bejme me dije se në kete stabiliment jane akoma të shendetshme dhe të gjalla nje pjese e mire e pulave. Por sigurisht, duke qene se u verifikua infeksioni me Influence Aviare H5N8 (grip shpendesh), dyshohet se mund të jene të infektuara edhe pulat e tjera, dhe ambjentet jane vendosur në karantine.

Se fundmi kemi marre informacion se me urdher të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës, në zbatim dhe në përputhje të Planit të Kontigjences se Sëmundjes se Influencës Aviare, miratuar me Urdhër Nr.234, date 02.06.2021, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Nr.4275 Prot., date 02.06.2021).

Ne vijim, të gjitha veprimet për menaxhimin e situatës, do të koordinohen nga kjo qendër!

Si një kompani me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale për sigurinë e konsumatorëve, AIBA është e hapur për çdo lloj transaprence. Ajo është jo vetëm e gatshme, por është në kërkim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me autoritetet për të izolur dhe mos përhapur vatrën e sëmundjes, si dhe kërkon zbatimin e ligjit në çdo pikë, për situate të tilla.

Ora 14:47
Gripi i shpendëve, drejtoresha e AKV: Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit, produktet duhen gatuar mbi 75 gradë

 

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika, në deklaratën e sotme ka nënvizuar se konsumimi i produkteve të shpendëve nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve. Sipas saj sugjerohet qe produktet të gatuhen mbi 75 gradë celsius.

Më 12 mars erdhën njoftimet e para. Pavarësisht se rezultatet e analizave dilnin negative, ne nuk i reshtëm marrjen e mostrave më datë 19 mars ne arritëm ta izolonim gripin e  shpendëve duke marrë të gjitha masave.  Ne e kaluam në qershor-gusht 2021 gripin e shpendëve. Ky rast që është konstatuar më 19 mars. Është i rrallë sepse normalisht përhapet tek shpendët e oborrit që kanë kontakte me shpendët migratore.  Atëherë ne arritëm ta mbanim jashtë këtyre komplekseve. Sëmundja nuk sjell probleme të produktet që konsumohen nga njerëzit", tha znj. Kika.

Ora 14:45
Bashkia e Durrësit nuk ka vend, ISUV: Kemi rënë dakord që pulat e ngordhura do të groposen në një zonë afër qytetit

 

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka bërë me dije se kanë gjetur vendin ku do të groposin pulat e ngordhura. Ajo është shumë afër qytetit të Durrësit, por pa e specifikuar se ku.

"Kemi një përgjigje nga një vend tjetër, aktualisht është arritur dakordësia. Nuk bëhet asgjësimi termik, se kjo bëhet për të mbrojtur qytetarët. Ligji i parashikon edhe groposjen dhe manuale që janë ndërkombëtare dhe atë me djegie, por duke qenë nuk në proces janë disa institucione, duhet të shprehen ministria e mjedisit dhe njësitë vendore, për të gjetur procedurat e duhura", bën me dije ISUV.

Ora 14:43
Pulat e ngordhura në mes të oborrit të fermës, pamje si rrezikohen edhe pulat e fshatit

 

Mos groposja e pulave të cilat kanë ngordhur si rezultat i gripit të shpendëve, përbën një kërcënim serioz për shëndetin e popullatës. Kjo sepse, siç shihet në pamjet që Report Tv, shumë pranë fermës së kompanisë 'Aiba' e cila në oborrin e saj ka pulat e ngordhura, gjenden edhe një numër pulash të tjera të gjalla, që u përkasin familjarëve dhe që rrezikojnë të infektohen.

Ora 14:38
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë jep detaje lidhur me ngordhjen e pulave

 

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë jep detaje lidhur me ngordhjen e pulave.

"Kanë kontrolluar situatën, kanë marrë mostrat, kanë bërë hetimin, nga data 7-17 mars, Shërbimi Veterinar i Ministrisë ka qenë edhe në ndjekje të rasteve, ka pasur raportime për gripi i shpendë, larginotrakeit dhe pseudo. Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt, kanë qenë 18 mostra dhe në është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve, u morën masat siç i parashikon kontrollet, deklaratë pranë ministrisë së bujqësisë dhe një urdhër për masat e parandalimit, këto masa shoqërohen me protokollet, nga ISV, AK i mbrojtjtes së bimëve dhe të Autoritetit të Ushqimit, kemi karantinuar zonën që ka rezultuar pozitive, në rreze prej 3 km është vatra e rrezikut dhe 10 km është monitorimi. Kemi marrë masa të mëtejshme, ministria e bujqësisë dhe ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisë vendore për t'i informuar për planin e mëtejshëm të masave. Prodhimi vezë është i izoluar, AKU i ka marrë masat, por duam të sigurojmë publikun që kjo sëmundje nuk shkaktojnë problematike në shëndetin e njerëzve", tha zv.ministrja.

Ora 13:54
Mbi 300 mijë pula të ngordhura të pagroposura, Bashkia e Durrësit për Report Tv: S'kemi terrenin e duhur! Njoftuam Ministrinë e Bujqësisë

Mbi 320 mijë pula janë ngordhur nuk janë groposur pasi sipas Bashkisë së Durrësit në këtë qytet nuk ka asnjë terren të tillë që të plotësojë kushtet ligjore për groposjen e shpendëve me virus. Pas interesimit të Report Tv, Bashkia e Durrësit bën me dije se për këtë është njoftuat edhe Ministria e Bujqësisë.

"Bashkia e Durrësit i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Bujqësisë ku i bën të ditur se nuk kanë asnjë terren të tillë që të plotësojë kushtet ligjore për groposjen e shpendëve me virus.

Bashkia e Durrësit nuk ka vend depozitim për të bërë groposjen që të plotësojë kushtet e posaçme ligjore. Këto vende duhet të kenë kritere të posaçme, përfshirë një terreni larg qendrave të banuara, pasi bëhet fjalë për virus dhe rrezikohet popullata edhe për shkak të ujërave nëntokësorë.

Pulat duhet të asgjësohen në firma të licencuara për këtë proces, thotë Bashkia, një sugjerim ky që e ka referuar edhe në shkresën dërguar Ministrisë së Bujqësisë, javën e kaluar", thuhet në reagimin për Report Tv.

Ora 13:44
Gripi i shpendëve në Durrës, Kosova ndalon importin e shpezëve të gjalla nga zona e infektimit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka marrë vendim për masat e ndalesës së importit të shpendëve të gjalla nga zona e infektimit pas paraqitjes së gripit të shpezëve në Shqipëri. 

“Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit, Shqipëri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr.03/205/22, për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”, bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinjë.

“Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes. Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

AUV shton se kontrolli veterinarë kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë.

Ora 13:22
Ngordhja e mbi 300 mijë pulave në Durrës, Prokuroria nis hetimet,dyshohet se s'është respektuar karantinimi

Pas ngordhjes së mbi 300 mijë pulave,  Report Tv ka mësuar se Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj kompanive që operojnë si dhe institucioneve shtetërore me dyshimet se nuk janë respektuar rregullat për karantinimin. Sipas organit të akuzës, kompanitë private dhe institucionet nuk kanë respektuar ligjin që është në fuqi për karantinimin, që janë rregulla të specifikuara se si duhet funksionuar në rast se vërtetohet se shpendët janë prekur nga virusi.

Ora 13:00
Pamje të rënda/ Pulat e ngordhura pirg në oborrin e Pularisë 'Aiba', groposja peng i ping-pongut mes institucioneve

Report Tv me gazetarin Aldo Mustafaj është futur brenda ambienteve të kompanisë Aiba në Durrës, ku pulat e ngordhura janë vendosur në një ambient të hapur, pirg. Pamjet janë të rënda teksa asgjësimi i tyre ka mbetur peng i burokracive dhe ping pongut mes Bashkisë së Durrësit dhe Ministrisë së Bujqësisë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/03/2022 23:46

    Mund te kishin perdorur gelqere sa priten tere kete kohe, edhe mikrobi ngordhte dhe u lehtesohej puna dhe c'te mbetej (nese mbetej ndonje gje)mund t'a groposnin.

    Përgjigju
  • Qobani: 21/03/2022 22:56

    A ban vlla në kët pranver,edhe verës bujqit me kan ma të kujdesëshum, pemtë dhe perimet nga greqia dhe italia po jan ma të shishme se sa nga shipnija,kto vjet e fundit shalqinat e mdhej spo kan kurfar shije,kush po ban hile?

    Përgjigju
  • tymi: 21/03/2022 14:57

    Vazhdonin punen e palodhur zoti Kryeminister,jeni duke i gjetur zgjidhje cdo problematike qe po shfaqet...Bravoo

    Përgjigju
    • Pula: 21/03/2022 16:39

      Bravo homar km , që i ka humb koka pas humbjeve të putinit sepse ka pritur diqka krejt tjeter nga kjo luft mjerane …. Ne shqiptarët jemi verbuar nga një grosh nga serbia …

  • Pula: 21/03/2022 13:36

    Ky është balkani i hapur , tani vez nga serbia dhe rusia që barten me aeroplan civil serb direkt nga Moska

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore