Izolohet për 1 vit në regjimin e posaçëm 41Biss, Fatmir Pjetri, anëtari i bandës së babagjyshëve

Izolohet për 1 vit në regjimin e posaçëm 41Biss, Fatmir Pjetri, anëtari i bandës së babagjyshëve

Fatmir Pjetri

Fatmir Pjetri i dënuar si anëtar i bandës së babagjyshave është futur në regjimin e posaçëm 41 Biss.

Ai është dënuar me 30 vite burg për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Kërkesa është bërë nga SPAK dhe është miratuar nga Ministria e Drejtësisë.

Pjeti do t'i nënshtrohet regjimit 41 biss për 1 vit. Fatmir Pjetri ka qenë edhe më parë i izoluar në ’41 bis’, në 22 nëntor të 2021.

Kush janë 3 të dënuarit që sot u izoluan në regjimin '41-bis'?
Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.

Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Ai u rikthye në vëmendje pas tentativës së bujshme për arratisje nga 313-ta së bashku me Arbër Cekaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)