IZRAEL - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në vijim të vizitës së tij zyrtare në Izrael bashkë me një delegacion të Parlamentit shqiptar është përshëndetur zyrtarisht në seancën plenare në Knesset nga kryetari i saj Yuli Edelstein.

Eldestein gjatë seancës deklaroi se mirëpresim me mirënjohje kryeparlamentarin Ilir Meta dhe delegacioni shqiptar. Më tej ai ka shtuar se është kënaqësi të mirëpresim përfaqësuesit e një vendi që i shpëtoi të gjithë hebrenjtë e tij gjatë luftës.
 
Kryetari i Knesse, Yuli Edelstein në fjalën e tij nuk ka lënë pa përmendur as marrjes statusit kandidat për në BE nga shqipëria duke u shprehur se “Përgëzojmë Shqipërinë për statusin e vendit kandidat në BE”.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta vizitoi Muzeun Përkujtimor të Yad Vashem duke vendosur edhe një kurorë për nder të viktimave të Holokaustit në Jerusalem.

 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)