Nëse në fund të betejës elektorale Benjamin Netanyahu është tashmë jashtë loje, i anashkaluar nga aleanca midis Benny Gantz dhe Avigdor Lieberman, mund të thuhet se kjo ishte një "hakmarrje arabe"
Pjesëmarrja e votuesve arabo-izraelitë, me 11 pikë përqindje më shumë, nga 49 në 60 përqind, ose më shumë se 150 mijë vota , duket se kanë qënë të duhurat për ti mohuar postin e kryeministrit Netanyahut.
Epërsia e formacionit politik ‘Blu dhe Bardhë’ e Gantz, 32-33 vende kundër 31-32 të Likud të Netanyahut duket një avantazh minimal por i mjaftueshëm për të kërkuar emërimin e një qeverie të re dhe ishte gjithashtu një katastrofë për Netanyahu, aq shumë sa që dje ai anuloi vizitën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në New York.
Pa patur më zyrën e kryeministrit, rreziku që Netanyahu të përfundojë në gjyq në tetor, i akuzuar përkorrupsion, është shumë i lartë.
Zgjidhjet në tryezë
Zgjidhja më e thjeshtë është një koalicion i madh midis ‘Blu dhe Bardhë’ dhe Likud, por me një kusht, Netanyahu duhet të dorëzojë Kryeministrinë.
Dje, i nxehur ai tha se ishte gati të ndërtonte një "qeveri të fortë Sioniste", d.m.th, pa aleatët tradicionalë fetarë dhe për këtë arsye me Gantz dhe mbase edhe Lieberman.
Të dy rivalët, megjithatë, vendosin si kusht që ai të mos jetë më kryeministër.
Gantz ishte më i kujdesshëm. Ai tha se Netanyahu ka humbur dhe e vetmja rrugë është një ekzekutiv i unitetit kombëtar, i udhëhequr prej tij.
Cilatdo të jenë zgjidhjet, spektri politik duket se ka ndryshuar dhe mund të jetë një pikë kthese historike.
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1810
Lajme të tjera
-
‘Agjenda 2030’ e miratuar nga OKB/ Shqipëria, pionere e Objektivave të Zhvillimit të Brendshëm, nisma mbështetet dhe nga violinisti i njohur Olen Çezari
29 Mars, 18:51
-
Përplasje ‘e rrallë’ publike mes Biden dhe Netanyahu-t për krizën politike dhe tensionet në Izrael
29 Mars, 16:35
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Pas revoltës së madhe dhe protestave të fuqishme në Izrael, kryeministri Netanyahu shtyn reformën në drejtësi
28 Mars, 09:59
-
Kryeministri izraelit Netanjahu shtyn vendimin për ndryshimet në sistemin e drejtësisë
27 Mars, 21:02
-
Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, protesta masive në Izrael, mijëra njerëz në rrugë! Herzog: Ndaloni reformën në drejtësi! SHBA: Të shqetësuar
27 Mars, 07:40
-
Izraeli prej muajsh në protesta, kërkojnë ndalimin e reformës që kufizon kompetencat e Gjyqësorit
26 Mars, 15:09
-
Punonin si agjentë të fshehtë për Izraelin, Irani dënon me vdekje 5 persona! Mes tyre edhe një grua
23 Mars, 15:11
-
OKB: Një e katërta e popullsisë së botës pa ujë të pijshëm të sigurt
22 Mars, 18:48
-
Ministri izraelit mohon ekzistencën e shtetit të Palestinës: Çfarë gjuhe flasin palestinezët? Nuk kanë pasur histori dhe as kulturë
21 Mars, 14:49
-
Izraeli kufizon qasjen e palestinezëve në xhaminë ‘Al-Aksa’ gjatë muajit të Ramazanit! Meshkujve nga 12 deri në 55 vjeç u ndalohet hyrja në xhami
21 Mars, 11:06
-
Izrael/ Netanyahu u thotë protestuesve se nuk do ta pranojë 'anarkinë'
19 Mars, 15:27