Egjipti ka ndërmjetësuar një marrëveshje për një armëpushim afatgjatë midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza. Negociatori Moussa Abu Marzouk tha se marrëveshja synon t’i jap fund shtatë javëve luftime që ka lënë më shumë se 2.200 të vdekur dhe do të shpallet së shpejti.
Palestinezët thane se Izraeli kishte rënë dakord për të lehtësuar bllokadën në Gaza duke lejuar furnizimet me ndihma humanitare. Ky lajm vjen ndërsa të dyja palët nuk e ndalën zjarrin.
Avionët izraelitë bombarduan dy ndërtesa në Gaza, por nuk u raportua për viktima pasi ushtria izraelite paralajmëroi ata që të largohen.
Hamasi, lëvizja militante islamike që kontrollon Gazën, akuzoi Izraelin për një "akt të paparë të hakmarrjes" kundër civilëve. Por zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkolonel Peter Lerner tha për Associated Press se goditjet ishin për të dëmtuar infrastrukturën e tyre terroriste.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com