Në përpjekje për të siguruar sa më shumë mbrojtje nga Covid-19, përveç vaksinave po bëhen përpjekje për të zbuluar edhe trajtime të reja. Një trajtim i ri që po zhvillohet në Qendrën Mjekësore Ichilov të Tel Avivit ka përfunduar me sukses provat e fazës 1 dhe duket se ka ndihmuar shumë raste të rënda të COVID-19, që të shërohen shpejt nga sëmundja.
EXO-CD24 e krijuar nga Prof. Nadir Arber, deri tani është provuar në 30 pacientë, kushtet e të cilëve ishin mesatare ose më të këqija dhe të gjithë 30 pacientët arritën të rikuperoheshin, 29 prej tyre brenda tre deri në pesë ditë.
Drejtori i Ichilov, Roni Gamzu, tha se kërkimi “është i përparuar dhe i sofistikuar dhe mund të shpëtojë pacientë me koronavirus. Rezultatet e provës së fazës 1 janë të shkëlqyera dhe na japin të gjithëve besim në metodën që Arber ka hulumtuar në laboratorin e tij për shumë vite. ”
Ilaçi lufton citokinën – një reagim imun i mundshëm vdekjeprurës ndaj infeksionit të koronavirusit që besohet të jetë përgjegjës për pjesën më të madhe të vdekjeve të lidhura me sëmundjen.
Arber ka shpjeguar se kur dikush infektohet me koronavirus, ai mund të kalojë në dy faza. Në fazën e parë, simptomat janë të ngjashme me gripin dhe nuk kanë nevojë për trajtim.
Por 5% deri në 7% të popullsisë, pas pesë deri në shtatë ditë, gjendja e tyre përkeqësohet papritur dhe më pas personat e infektuar fillojnë të kenë probleme të frymëmarrjes për shkak të asaj që mjekët e quajnë “stuhi citokine”.
“Kjo është pikërisht aty ku ne duam të ndërhyjmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes së pacientëve, tha Arber.”
Ai përdor ekzosome – qese të vogla transportuese që transferojnë materiale midis qelizave – për të dhënë një proteinë të quajtur CD24 në mushkëri, të cilën dr. Arberi, ka kaluar dekada duke kërkuar.
Rezultatet optimiste i shtynë ata të vazhdonin fazat 2 dhe 3 të provave klinike, gjatë të cilave më shumë njerëz do të marrin ilaçin, ndërsa disa prej tyre janë nën diskutime për tu kryer në Greqi.
Trajtimi ka elemente të tjerë pozitivë. Fillimisht, administrohet lehtë dhe mund të përdoret edhe në shtëpi dhe mbi të gjitha kushton shumë pak.