Izrael, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka hequr dorë nga formimi i qeverisë

Izrael, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka hequr dorë nga formimi i qeverisë

Gazetat izraelite 'Times of Israel' dhe 'Haaretz' kanë bërë të ditur se Kryeministri Benjamin Netanyahu ka hequr dorë nga formimi i qeverisë dhe Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, synon t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re, Benny Gantz, kreut të partisë 'Blu dhe Bardhë'.  

Heqja dorë nga formimi i qeverisë erdhi dy ditë para përfundimit të mandatit dhe tani Gantz ka 72 orë për të pranuar dhe 28 ditë për të krijuar një ekzekutiv të ri.

Eshtë hera e dytë në gjashtë muaj që lideri i Likud, i cili dje mbushi 70 vjeç, nuk arrin të formojë qeverinë.

Në Facebook, Netanyahu theksoi se ai ka punuar fort  dhe papushim qëkur mori mandatin për të krijuar një qeveri të madhe të unitetit kombëtar. "Kjo është ajo që njerëzit duan". Por, -shtoi ai, -përpjekjet për të "sjellë Benny Gantz në tryezën e bisedimeve" dështuan sepse partia e tij Blu-Bardhë "gjithmonë refuzonte".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë