Ministria izraelite e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit 232 persona të plagosur janë shtruar në spital për shkak të konfliktit me Iranin, duke çuar numrin total të të shtruarve për shkak të luftimeve mbi 6 mijë. Kështu raporton “Times of Israel”.
Nga pacientët e shtruar gjatë 24 orëve të fundit, dy ndodhen në gjendje të rëndë, tetë në gjendje të moderuar dhe 215 në gjendje të mirë. Sipas ministrisë, që nga fillimi i luftës me Iranin janë shtruar në spital 6.008 persona, prej të cilëve 121 ndodhen aktualisht në spital. Ky bilanc përfshin si ushtarë, ashtu edhe civilë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Duam të marrim naftën e Iranit! Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët e përfshirë në sulmet kundër Teheranit! Vritet një ushtar i misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban











