Izrael,Meta me Sylvan Shalom:Të
forcohet bashkëpunimi energjetik

Izrael,Meta me Sylvan Shalom:Të<br />forcohet bashkëpunimi energjetik
IZRAEL - Forcimi i bashkëpunimit në fushën e energjisë ka qenë theksi i takimit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta me ministrin izraelit të Energjisë dhe Ujërave, Sylvan Shalom
Gjatë takimit kreu i Kuvendit Ilir Meta, shprehu vlerësimin për praninë gjithnjë në rritje të kompanive izraelite në Shqipëri, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe menaxhimit të ujerave duhet forcuar në mënyrë konkrete dhe se Shqipëria është e hapur për investimet që vijnë nga Izraeli në këtë drejtim.
 
Ndërsa Shalom shprehu kënaqësinë për intensifikimin e vizitave të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Izraelit dhe vuri në dukje se Izraeli është i interesuar të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend me burime natyrore dhe me peshë dhe rëndësi të veçantë strategjike në rajonin e Ballkanit.
 
Më tej Meta dhe Shalom ndanë bindjen se Shqipëria mund të përfitojë nga “know-how” dhe ekspertiza izraelite në drejtim të energjisë së rinovueshme, gazifikimit të rajonit dhe menaxhimit efikas të ujërave dhe burimeve të tjera, bashkëpunim që merr një rëndësi të veçantë edhe në kuadër të projektit TAP.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tel Aviv, Meta u takua edhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit izraelit, zhvilloi një vizitë në Parkun e Kompanive “High Tech” si dhe zhvilloi një shëtitje me biçikletë të organizuar nga Bashkia e Tel Avivit në mbështetje të projekteve ekologjike të qytetit.

meta me biciklete(Kryetari i Kuvendit duke udhëtuar me biciklete me Metën)
 
Meta takon Liberman: Statusi konsolidon stabilitetin e rajonit
Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Liberman ka  përshëndetur miratimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në BE për Shqipërinë duke vënë në dukje se forcimi i perspektivës evropiane  e konsolidon më tej stabilitetin dhe progresin e rajonit të Ballkanit, si dhe perspektivën e investimeve izraelite në rajon.  Gjatë një takimi me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, i cili është për vizitë në Jeruzalem, Liberman theksoi se Shqipëria është shembull i përsosur për shumë vende në bote për politikën e fqinjësisë së mirë dhe konstruktivitetit që ndjek në rajon.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi intensifikimin e shkëmbimeve politike dhe forcimin e marrëdhënieve parlamentare mes Shqipërisë dhe Izraelit duke theksuar se tashmë dy vendet duhet të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e energjisë, burimeve natyrore, bujqësisë, agro-përpunimit, turizmit dhe teknologjisë.

Meta shprehu vlerësimin për rolin personal të  Liberman në hapjen e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, e cila ka punuar me përkushtim në funksion të rritjes së investimeve izraelite në Shqipëri.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë