Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dëshmoi të martën (10 dhjetor) për herë të parë në gjyqin ndaj tij për korrupsion.
Netanyahu kishte kërkuar një shtyrje për shkak të luftës në Rripin e Gazës, që nisi pak më shumë se një vit më parë. Të enjten, megjithatë, gjyqtarët e urdhëruan atë të fillonte dëshminë e tij. Pavarësisht situatës së vështirë gjeopolitike, gjykata ka caktuar tre data këtë javë.
Netanyahu akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit ndërsa ai mohon çdo akuzë. Ai u akuzua në vitin 2019 dhe gjyqi filloi në vitin 2020, por mund të kalojnë ende muaj para se të arrihet në një vendim final.
Për marrje ryshfeti ai mund të dënnohet deri në dhjetë vjet burg, ndërsa për mashtrimin dhe veprën e shkeljes së besimit mund të marrë deri në tre vjet burg. 75-vjeçari ka qenë pothuajse vazhdimisht në pushtet që nga viti 2009.
Netanyahu është kreu i qeverisë më jetëgjatë në Izrael dhe kryeministri i parë në detyrë që akuzohet për një krim. Procesi ligjor kishte ndarë thellë opinionin publik në Izrael përpara luftës së Gazës thotë reuters. Megjithatë, sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe pasojat e tij e kaluan procesin në plan të dytë.