TEL AVIV - Koalicioni i krahut të majtë Likud i drejtuar nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu surprizoi me fitoren e zgjedhjeve parlamentare në vend.
Sondazhet kishin parashikuar një humbje të thellë por pas numërimit të pothuajse të gjitha votave rezultatet tregojnë për një fitore të qartë ndaj rivalit të tij kryesor, Bashkimit Zionist të krahur qëndror e të majtë dhe Netanyahu praktikisht ka shpallur fitoren e këtyre zgjedhjeve. Mbështetësit e Likud festuan pas njoftimit për rezultatet e para.
Këto rezultate i japin Netanyahut një mundësi të fortë për të formuar një koalicion të ri qeveritar të krahut të majtë, në mandatin e tij të katërt duke e bërë kryeministrin me kohën më të gjatë në pushtet të Izraelit.
Deri më tani koalicioni Likud ka fituar 30 vende nga 120 vendet e parlamentit, ndërsa kundërshtarët e Bashkimit Zionisr kanë fituar 24 vende. Lideri i zionistëve Yitzhak Herzog herët në mëngjesin e sotëm telefonoi Netanyahun për t’i shprehur urimet e tij për fitoren.
Izraeli voton sot për Parlamentin e ri, hapen 10 mijë qendra votimi
Në Izrael po zhvillohen sot zgjedhjet kombëtare. Rreth 10 mijë qendra votimi u hapën mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin, ku do të votojnë rreth 6 milionë persona me të drejtë vote në një popullsi prej 8 milionë banorë.
Qytetarët izraelitë do të zgjedhin kandidatët në listën me 25 parti, të cilët do të shërbejnë në parlamentin prej 120 vendesh. Shteti i Izraelit ka një sistem zgjedhor proporcional.
Palët pjesëmarrëse në votim duhet të marrin të paktën 3,25 % të votave për të kaluar pragun zgjedhor apo për t’u përfaqësuar në parlamentin e ri. Sipas historikut politik të Izraelit, që nga zgjedhjet e para në 1949, asnjë parti nuk ka fituar shumicë absolute në kuvend.
Qendrat e votimit do të mbyllen sot në orën 22 të mbrëmjes, ndërkohë që kanalet kryesore televizivë do të transmetojnë rezultatet e para të partive fituese, ku më pas do të nisin edhe llogaritjet e hipotezat për koalicionet e mundshme, kjo nëse asnjëra nga partitë nuk fiton shumicën dërrmuese në zgjedhjet e sotme.
Në garë janë dy partitë e mëdha rivale, ajo e kryeministrit Benjamin Netanjau Likud dhe ajo e qendrës së majtë, Unioni Sionist, udhëhequr nga Isaac Herzog dhe Tzipi Livni.
Pjesëmarrja në votime tradicionalisht në Izrael është shumë e lartë nga 60 deri 80% e votuesve.
Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com