JERUZALEM, 16 mars /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit në ikje, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se do ta hidhte poshtë krijimin e një shteti palestinez nëse ai do të mbante sërish postin pas zgjedhjeve parlamentare të ditës së nesërme, duke përmendur rrezikun se territoret e lëna mënjanë mund të bien në duart ekstremistëve islamikë.
"Të gjithë ata që duan krijimin e një shteti palestinez dhe tërheqjen nga territoret, i bëjnë këto të fundit të pambrojtura ndaj sulmeve të ekstremistëve islamikë kundër Izraelit", deklaroi Netanyahu.
"Ky është realiteti me të cilin po përballemi vitet te fundit. Ai që nuk e merr parasysh rrezikun po fsheh kokën në rërë si struci", theksoi kryeministri izraelit për rrjetin informativ, NRG./ a.jor.












