Qeveria izraelite vendosi të dielën një objektiv për të dyfishuar numrin e vendbanimeve hebreje në Lartësitë e Golanit brenda pesë vitesh, një lëvizje që mund të forcojë kontrollin e saj në territorin që pushtoi gjatë luftës me Sirinë, në 1967.
Kryeministri Naftali Bennett citoi ish-Presidentit Donald Trump i cili në vitin 2019 i njohu Izraelit sovranitetit mbi këtë rajon, si dhe faktin që nuk ka asnjë shenjë se pasardhësi i tij, Joe Biden, synon ta ndryshojë këtë vendim, si faktorë që qëndrojnë pas një plani disa miliona dollarësh, që parashikon ngritjen e ndërtesave të banimit e ndërtimin e infrastrukturës në këtë zonë.
Sipas planit të miratuar nga qeveria, i cila mbajti seancën e saj javore në Golan, rreth 7,300 godina banimi do të ndërtohen në Katzrin, vendbanimi kryesor i Izraelit në këtë zonë, sidhe në komunitetet më të vogla hebreje.
“Qëllimi i vendimit është të dyfishojë numrin e banorëve (izraelitë) në Golan në vitet e ardhshme, që do të thotë një shtim me 23,000 vetë në zonë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Bennett.
Në shkurt, pak pasi Biden u betua si president, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha për rrjetin televiziv CNN se kontrolli mbi Lartësitë e Golanit është mjaft i rëndësishëm për sigurinë e Izraelit. Blinken vuri në dukje praninë në Siri të grupeve të milicisë të mbështetur nga Irani, një aleat kryesor i presidentit sirian Bashar al-Assad./VOA/
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.9%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 967
Lajme të tjera
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Pas revoltës së madhe dhe protestave të fuqishme në Izrael, kryeministri Netanyahu shtyn reformën në drejtësi
28 Mars, 09:59
-
Kryeministri izraelit Netanjahu shtyn vendimin për ndryshimet në sistemin e drejtësisë
27 Mars, 21:02
-
Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, protesta masive në Izrael, mijëra njerëz në rrugë! Herzog: Ndaloni reformën në drejtësi! SHBA: Të shqetësuar
27 Mars, 07:40
-
Izraeli prej muajsh në protesta, kërkojnë ndalimin e reformës që kufizon kompetencat e Gjyqësorit
26 Mars, 15:09
-
Punonin si agjentë të fshehtë për Izraelin, Irani dënon me vdekje 5 persona! Mes tyre edhe një grua
23 Mars, 15:11
-
Ministri izraelit mohon ekzistencën e shtetit të Palestinës: Çfarë gjuhe flasin palestinezët? Nuk kanë pasur histori dhe as kulturë
21 Mars, 14:49
-
Izraeli kufizon qasjen e palestinezëve në xhaminë ‘Al-Aksa’ gjatë muajit të Ramazanit! Meshkujve nga 12 deri në 55 vjeç u ndalohet hyrja në xhami
21 Mars, 11:06
-
Izrael/ Netanyahu u thotë protestuesve se nuk do ta pranojë 'anarkinë'
19 Mars, 15:27
-
Izraeli rrit sulmet në Bregun Perëndimor, vriten 4 palestinezë në kampin e refugjatëve
16 Mars, 18:04
-
Forcat speciale izraelite vrasin tre të rinj palestinezë në Bregun Perëndimor
12 Mars, 14:50
-
Izraeli në javën e 10-të të protestave kundër kufizimit të kompetencave të gjyqësorit! Ushtarakët kërcënojnë me 'dezertim'
11 Mars, 21:03