IZRAEL - Në zgjedhjet parlametare në Izrael, koalicioni i djathtë dhe fetar “Likud” i Benyamin Netanyahu ka fituar me diferencë të vogël votash në Parlament.

Rezultatet e zjedhjeve të përgjithshme në Izrael tregojnë se koalicioni i djathtë dhe fetar “Likud” i Benyamin Netanyahu dhe ministrit të Jashtëm, Avigdor Lieberman ka fituar me diferencë të vogël votash në parlament. Supriza e këtyre zgjedhjeve ka qenë Partia ultranacionaliste Shtëpia Hebraike (Jeëish Home) e udhëhequr nga Naftali Bennett, e cila ka patur një mbështetje në rritje. Shtëpia Hebraike, e cila fuqimisht kundërshtoi një shtet palestinez, është renditur si partia e tretë më e madhe në fraksionin parlamentar.

Kryministri Benjamin Netanjahu do të fillojë një mandat të tretë, por kësaj radhe me një shumicë votash të zvogëluar. Netanjahu ka bërë thirrje për një qeveri të bashkuar në kuadrin e asaj që e përshkroi si një "situatë emergjente", me të cilën po përballet Izraeli. Para përkrahësve ai tha se një tjetër sfidë e qeverisë së re do të jetë ajo për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Megjithatë ndryshe nga zgjedhjet e tjera, fushata zgjedhore është përqendruar më tepër në aspektet ekonomike dhe sociale, sesa në perspektivën mbi çështjen e paqes me Palestinën.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)