Izrael-Hamas, vijojnë bisedimet për armëpushim, Blinken sheh një marrëveshje të mundshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken po ndërmjeton për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit në bisedimet që po zhvillohen në Arabinë Saudite. Hamasi është shprehur se Izraeli i është përgjigjur negativisht një mundësie të tille.

Ndërkohë në Rripin e Gazës vijojnë operacionet ushtarake të forcave izraelite dhe situata po bëhet gjithnjë e më dramatike. OKB-ja dhe Bashkimi Europian kanë ngritur alarmin për një zi buke të mundshme dhe kanë përsëritur se duhet vepruar pa humbur kohë.

‘Negociatata për të siguruar një armëpushim në Rripin e Gazës, të lidhura me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, po i afrohen një marrëveshjeje’, tha Sekretari Blinken.

Ai shtoi se hendeku po mbyllet dhe një marëveshje është absolutisht e mundshme, në një intervistë për Al Hadath në Jeddah në Arabinë Saudite.

Ndërkohë forcat izraelitë të mbrojtjes (IDF), thonë se kanë sekuestruar para në vlerë prej 3 milionë dollarësh në spitalin al Shifa në Gaza, para me sa duket të destinuara për përdorim nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste.

Më tej ata thonë se rreth 300 terroristë të dyshuar u kapën, përfshirë edhe komandantë të lartë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
SHBA paraqet në Këshillin e Sigurimit projekt-rezolutën për armëpushim në Gaza, pritet të votohet brenda javës në OKB

1711031054_blinken.JPG

Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku bëhet thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve në Gaza.

Ka qenë sekretari Blinken që ka bërë të ditur diçka të tillë për mediat në Arabinë Saudite ku po zhvillohen bisedimet për ndalim të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Projekt-rezoluta amerikane pritet të votohet brenda kësaj jave në Këshillimin e Sigurisë në OKB. Këshilli i Sigurimit do të përcaktojë një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, e cila është e domosdoshme për mbrojtjen e civilëve nga të gjitha anët, si dhe për të lehtësuar ndihmën humanitare.

Armëpushimi do të detyrojë edhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve të Hamasit. Kjo është hera e parë që SHBA përdor një gjuhët të fortë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë