Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se 101 punonjës të UNRWA-së, ishin të përfshirë në ngjarjet e 7 tetorit 2024, ku u vranë rreth 1200 izraelitë dhe u morën peng shumë të tjerë.
“101 punonjës të UNRWA-së ishin të përfshirë në masakrën e 7 tetorit ose të lidhur me krahun ushtarak të Hamasit", shkroi IDF në profilin zyrtar në rrjetin social 'X'.
IDF theksoi se pjesë e tyre ishin drejtorë shkollash, mësues, personel mjekësor dhe personel sigurie, të cilët sipas tyre, u përdorën nga Hamasi për kryerjen e sulmeve.
"Ata përfshinin drejtorë shkollash, mësues, personel mjekësor dhe personel sigurie. Personeli i UNRWA-së ndihmoi në transferimin e armëve, mbështeti komunikimet operative dhe përdori objektet e UNRWA-së për aktivitetin terrorist të Hamasit. Hamasi shfrytëzon sistematikisht organizatat humanitare për të kryer akte terroriste kundër civilëve izraelitë”, thuhej më tej në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Sot do ta godasim fort Iranin, dua të marr ishullin Kharg për të kontrolluar naftën dhe gazin e tij! Asetet e Teheranit duhet të shërbejnë për të kompensuar shtetet e Gjirit







