Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë sulmuar 135 objektiva të Hezbollahut në Liban.

"Gjatë 24 orëve të fundit, IDF ka sulmuar mbi 135 objektiva të Hezbollahut në zonat e Tirit, Luginës Beqaa dhe Libanit jugor", thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite.

Përafërsisht 10 vende lëshimi të përdorura nga terroristët e Hezbollahut për të qëlluar me raketa ndaj ushtarëve të IDF dhe civilëve izraelitë u goditën në zonat e Beqaa dhe Libanit jugor.

Një kamp stërvitjeje i Hezbollahut në Brital, në rajonin e Beqaa, u sulmua gjithashtu. Gjatë natës, IDF goditi afërsisht 15 objekte ushtarake në Tir të përdorura nga terroristët e Hezbollahut për të përgatitur sulme.

Për më tepër, Forcat Ajrore Izraelite njoftuan se eliminuan një qelizë terroriste, ndërsa po largohej nga një vend lëshimi i përdorur nga Hezbollahu për të lëshuar raketa.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli sulmon Bejrutin, IDF: Objektiv ishte njësia e Hezbollahut! SHBA nisin bastisje në Iran, Pasdaranët hakmerren: Goditëm bazën ushtarake amerikane