Izraeli afër marrëveshjes ‘historike’ me Libanin! Kërkohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve kufitare në ujërat me gaz të Mesdheut

Izraeli afër marrëveshjes ‘historike’ me Libanin! Kërkohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve kufitare në ujërat me gaz të Mesdheut

Një anije duke nxjerr gaz nga fusha e gazit në ujërat e Izraelit në Mesdhe

Izraeli tha se është arritjes së marrëveshjes “historike” me Libanin, për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare në ujërat e pasur me gaz në Mesdhe, pasi një draft-propozim i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, plotësoi “kërkesat” izraelite”.

Izraeli kishte mirëpritur një draft fillestar të paraqitur nga i dërguari amerikan Amos Hoxhstein, që ka për qëllim të zhbllokonte prodhimin e gazit në të dy shtetet, duke zgjidhur pretendimet mbi fushat e gazit.

Por, Izraeli javën e kaluar tha se do të kundërshtonte ndryshimet në këtë draft, që po i kërkonte Libani.

Negociatat vazhduan në ditët e fundit dhe Izraeli tha më 11 tetor se propozimi i fundit i Hochstein ka bërë që arritja e marrëveshjes të jetë afër.

“Të gjitha kërkesat tona janë plotësuar, ndryshimet që ne kemi kërkuar janë bërë”, tha përmes një deklarate këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, njëherësh kryenegociatori në këto bisedime, Eyal Hulata.

“Ne kemi mbrojtur interesat e sigurisë së Izraelit dhe jemi drejt arritjes së një marrëveshjeje historike”, shtoi ai.

Daniel Speckhard, ish-zyrtar amerikan, aktualisht president i Corus International, një organizatë globale që ofron ndihmë për njerëzit e prekur nga krizat humanitare. Libani dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe kufiri i tyre tokësor patrullohet nga Kombet e Bashkuara. Të dyja shtetet, teknikisht ende janë në luftë. Izraeli dhe Libani rinisën negociatat për kufirin detar në vitin 2020, por bisedimet kanë hasur në ngecje të vazhdueshme. Izraeli tha se është i përkushtuar që të eksportojë më shumë gaz në Evropë për të ndihmuar në zëvendësimin e furnizimeve ruse, pas pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)