Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur 

Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur 

Ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite vrau 10 palestinezë në aksionin e saj në Bregun Perëndimor të martën. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë edhe 40 të tjerë u plagosën në sulmin ushtarak izraelit në Jenin.

Në një deklaratë ushtria izraelite tha se operacioni në Jenin, i koduar "Muri i Hekurt", pritet të zgjasë disa ditë. Tensioni ka qenë i lartë në Bregun Perëndimor për shkak të luftës gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, ku të paktën 47,000 viktima janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 110,700 të plagosur që nga 7 tetori 2023. Rreth 868 palestinezë janë vrarë dhe mbi 6,700 të plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. 

Aksioni vjen vetëm 3 ditë pas nisjes së armëpushimit në Gaza, ndërsa autoritetet izraelite pretendojnë se ai synon asgjësimin ë celulave të hamasit dhe islamit xhihadist në këtë pjesë të territorit.

Tensionet e dy ditëve të fundit kanë rritur shqetësimet për prishjen e armëpushimit të cilave iu shtua edhe një sulm në Tel Aviv të martën, ku një shtetas amerikan me prejardhje marokene plagosi 4 izraelitë përpara se të vritej nga policia.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro