Izraeli bën gati ushtrinë të rrafshojë një fshat palestinez, BE kundër: Ndaloni aksionin

Izraeli bën gati ushtrinë të rrafshojë një fshat palestinez, BE kundër: Ndaloni aksionin

Fshati Khan Al-Ahmar në lindje të Jeruzalemit

Izraeli ka njoftuar banorët e një fshati në Bregun Perëndimor se ata kanë afat deri me 1 tetor për të prishur banesat e tyre. Një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit thotë se “banorët e Khan al-Ahmar u njoftuan me kërkesën për të prishur të gjitha strukturat në atë zonë deri me 1 tetor të këtij viti”.

Megjithë njoftimet për prishjen e ndërtesave, ende nuk është e qartë se çfarë mund të ndodhë nëse palestinezët nuk i prishin shtëpitë e tyre. Ahmad Hassan është banor i fshatit Khan Al-Ahmar.

“Nuk do ta lëmë këtë vend, vetëm po na dëbuan me forcë. Edhe po na prishën shtëpitë, ne do t’i rindërtojmë ato, sa herë që të na i prishin”. Izraeli thotë se fshati ishte ndërtuar pa leje, por është pothuajse e pamundur që palestinezët të marrin lejet e duhura të ndërtimit. Fshati palestinez gjendet pranë një vendbanimi izraelit, në lindje të Jeruzalemit. Kritikët thonë se planet për prishjen e shtëpive ka gjasa të favorizojnë zgjerimin e vendbanimit hebraik.

Në fillim të muajit, Gjykata e Lartë e Izraelit i hodhi poshtë kërkesat për ndalimin e prishjes së shtëpive. Disa vende evropiane i kanë bërë thirrje Izraelit që t’i ndalojë planet për prishjen e shtëpive.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit