Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit gjatë natës, ndërsa intensifikojnë operacionet e saj tokësore në Gaza. Gjatë natës, trupat e IDF identifikuan terroristë të armatosur dhe një post lëshimi raketash antitank në zonën e Universitetit Al-Azhar.
Gjatë ditëve të fundit, IDF goditi mbi 600 objektiva terroriste, duke përfshirë depo armësh, dhjetëra pozicione lëshimi të raketave antitank, si dhe strehë dhe terrene të përdorura nga organizata terroriste Hamas.
“Gjatë përleshjeve me terroristët në Rripin e Gazës, trupat e Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) vranë dhjetëra terroristë të cilët u barrikaduan në ndërtesa dhe tunele dhe u përpoqën të sulmonin trupat. Në një incident, një avion i IDF-së i udhëhequr nga trupat tokësore të IDF-së goditi një shtyllë në një ndërtesë që i përket organizatës terroriste Hamas, me mbi 20 operativë terroristë të Hamasit brenda saj. Përveç kësaj, gjatë ditëve të fundit, IDF goditi mbi 600 objektiva terroriste, duke përfshirë depo armësh, dhjetëra pozicione lëshimi të raketave antitank, si dhe strehë dhe terrene të përdorura nga organizata terroriste Hamas. Gjatë natës, trupat e IDF identifikuan terroristë të armatosur dhe një post lëshimi raketash antitank në zonën e Universitetit Al-Azhar dhe drejtuan një avion luftarak për t'i goditur ata", thuhet në deklaratën e IDF, raporton CNN.
Trupat izraelite kanë avancuar më shumë se 2 milje (rreth 3 kilometra) në Gaza në operacionin e tyre tokësor në zgjerim. Izraeli gjatë fundjavës njoftoi se kishte hyrë në një fazë të dytë të luftës së tij kundër Hamasit dhe të dielën tha se operacioni i tij tokësor në Gaza do të intensifikohej, pas javëve të sulmeve ajrore në territorin e kontrolluar nga Hamasi.
Vendi ishte i përgatitur për një luftë të gjatë dhe të vështirë, tha të shtunën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, teksa kërkon të çrrënjosë dhe shkatërrojë Hamasin pas sulmit të tij të 7 tetorit në Izrael, i cili vrau më shumë se 1,400 njerëz, kryesisht civilë.
Lajmi kryesor: