IZRAEL - Sot Izraeli feston 65-vjetorin e pavarësisë së shtetit. "Nëse ju e doni e një shtet të hebrenjve, kjo s’është ëndërr”, - shkroi gazetari vjenez dhe themeluesi i sionizmit Theodor Herzl në vitin 1902. Kështu, më pak se 50 vjet më pas, vizioni i tij u bë realitet: Izraeli u shpall një shtet i pavarur.
Izraeli u krijua më Rezolutën 181, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më 29 nëntor 1947 megjithë kundërshtimin e fortë arab. Pak muaj më vonë më 14 maj 1948 në një muzeum në Tel Aviv u shpall shteti i Izraelit duke provokuar duartrokitje dhe të qara nga turma e mbledhur në muze.
"I dëbuar me dhunë, populli hebre edhe në mërgim i qëndroi besnik atdheut të tij dhe shpresa për kthimin në vendin e tij nuk u shua kurrë", - shkruante kryeministri i parë i Izraelit Ben-Gurionit që luajti një rol të rëndësishëm në themelimin e shtetit hebre. Për të shënuar këtë ditë historike janë organizuar aktivite të ndryshme në Izrael kushtuar këtij përvjetori të rëndësishëm për shtetin izraelit.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com