Ushtria izraelite thotë se ka goditur një tjetër objekt bërthamor në Iran. Bëhet fjalë për kompleksin e Taleganit, që sipas saj përdorej për zhvillimin e armëve bërthamore në Teheran.

Sipas ushtrisë, në këtë vend janë zhvilluar eksplozivë dhe janë kryer teste të lidhura me projektin “Amad”, program që lidhet me zhvillimin e armëve bërthamore.

I njëjti objekt u godit edhe në tetor të vitit 2024. Ushtria izraelite thotë se Irani kishte tentuar ta rindërtonte, ndaj u vu sërish në shënjestër.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mojtaba Khamenei jep mesazhin e parë zyrtar: Vijojmë me bllokimin e Hormuzit! Shpërthim i fuqishëm në impiantin bërthamor iranian të Fordow