TIRANE - Ambasada e Izraelit nëTiranë inaguroi sot, hapjen e Dhomës sëTregtisë dhe Industrisë ndërmjet dy vendeve tona. Kjo shënon një ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit, duke i dhënë përparësi zhvillimeve ekonomike, investimeve të huaja dhe turizmit në Shqipëri, thanë burimet zyrtare të kësaj ambasade.
Kryeministri Berisha tha në fjalën e hapjes se "sot është një ditë e veçantë, një ditë shumë e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve miqësore midis dy kombeve dhe dy vendeve tona. Sot themelohet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Izraelit në Shqipëri, dhomë e cila ka një mision shumë të madh, ndaj dhe me këtë rast unë dua t’ju përshëndes përzemërsisht, ambasadorin David Cohen , këtë promotor të shkëlqyer të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe kombeve tona. Marrëdhënie këto, që këto kohët e fundit kanë njohur zhvillime intensive pozitive".
"Dua të përshëndes gjithashtu sot, një mik të shquar të kombit shqiptarë, Kryeministrin Benjamin Netanjau, i cili nis sot në parlament mandatin e ri pas zgjedhjeve të përgjithshme", - tha Berisha.- "Dua të theksoj se këto zhvillime, hapja e ambasadës së izraelit në Tiranë dhe të gjitha zhvillimet e tjera kanë patur interesin direkt, mbështetjen e fuqishme të kryeministrit Netanjau, të cilin ne e presim me kënaqësi në vizitën e tij zyrtare miqësore në Shqipëri.
Qeveria shqiptare gjatë këtyre dy dekadave ka bërë përpjekje të vazhdueshme për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Janë bërë përpjekje serioze për të përfituar sa më shumë nga eksperiencat e avancuara të këtij vendi në të gjitha fushat. Sot, Shqipëria dhe Izraeli mund të ndërtojnë marrëdhënie të pa precedent në fushën ekonomike dhe në të gjitha fushat. Shqipëria është një vend i vogël, por Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme.
Sëbashku po krijojmë dhe do të krijojmë kuadrin ligjor më të shkëlqyer të garancisë së plotë të këtij bashkëpunimi dhe investimeve. Do të finalizojmë, do të firmosim të gjitha marrëveshjet e domosdoshme në mënyrë që biznesi i të dy vendeve të ketë garancitë më të mëdha ligjore. Dhoma e tregtisë që krijohet sot, do të jetë një avokate e shkëlqyer e interesave të bizneseve, shqiptare dhe izraelite respektivisht në vendet tona. Izraeli , theksoj edhe njëherë ka një potencial të jashtëzakonshme, në disa nga fushat më me interes për Shqipërinë.
Me ambasadorin Cohen dhe qeverinë e Izraelit jemi në një dialog konstant për një bashkëpunim të ngushtë në këto fusha. Shqipëria nga ana e saj, ofron potenciale të mëdha dhe reale për biznesin e Izraelit në fusha të shumta, ndër të cilat do të veçoja turizmin, teknologjia e lartë, agrobiznesi dhe fusha të tjera. Disa kompani Izraelite operojnë në Shqipëri dhe janë histori të vërteta suksesi. Të tjerat presin së shpejti të fillojnë aktivitetin e tyre, por mundësitë janë dhjetar e qindra herë më të mëdha", - përfundoi Kryeministri shqiptar.
Dhoma e Tregtisë Shqipëri – Izrael është një organizatë private biznesi e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në Shqipëri dhe për të përmirësuar imazhin e biznesit shqiptar në tregjet izraelite.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com