Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar

Izraeli po i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të shpallë Gardën Revolucionare iraniane organizatë terroriste.

Kërkesa u bë nga ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i cili reagoi në rrjetin social X duke thënë se veprimet e fundit të regjimit iranian tregojnë një kërcënim të drejtpërdrejtë jo vetëm për Izraelin, por edhe për paqen dhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare.

Sa’ar kërkoi që Republika Islamike të dënohet dhe që Pasdaranët, siç njihet Garda Revolucionare e Iranit, të shpallen zyrtarisht organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë tashmë këtë hap. Sipas raportimeve, edhe Bashkimi Europian e ka ndjekur të njëjtën rrugë në janar, pas shtypjes së përgjakshme të protestave masive kundër regjimit në Iran


Lajmi kryesor:

Irani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota duhet të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Godet bazat e SHBA në të gjithë Lindjen e Mesme! Shpërthim në aeroportin e Dubait