Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se "nuk do të tërhiqen në asnjë front" dhe janë gati të kthehen në luftën kundër Iranit nëse është e nevojshme.

Kështu u shpreh zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin, e cila teksa e cila teksa e cilësoi pushtetin në Iran si një regjim terrorist, tha se Izraeli do të bëjë gjithçka për të mbrojtur veten.

"Ne nuk do të tërhiqemi në asnjë front dhe jemi gati të kthehemi në luftën kundër regjimit terrorist iranian nëse është e nevojshme", tha ajo. "Ne do të vazhdojmë të operojmë kudo për të siguruar sigurinë e civilëve dhe personelit ushtarak të Shtetit të Izraelit. Kjo është detyra jonë", përfundoi Defrin.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur mediat kanë raportuar arritjen e dakordësisë mes SHBA-së dhe Iranit, për një draft-marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media: SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje, 60 ditë armëpushim! Pritet miratimi i Trump