Një ditë pasi u liruan 20 pengjet e gjallë, Izraeli ka caktuar fundin e ditës së sotme si afatin përfundimtar për kthimin e trupave të pengjeve të vdekur nga ana e Hamasit, pasi e ka akuzuar këtë lëvizje se nuk ka respektuar angazhimet e marra në kuadër të armëpushimit, duke mos i dorëzuar të gjithë trupat. Deri në mbrëmjen e së hënës, Hamasi dorëzoi vetëm trupat e katër pengjeve ndërsa më herët ka shprehur vështirësinë për gjetjen e të gjithë trupave pasi një pjesë e tyre janë nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet.
Ndërmjetësuesit kanë deklaruar se grupi terrorist po has vështirësi në lokalizimin e të gjithë trupave, megjithatë, sipas transmetuesit publik Kan, Izraeli beson se Hamasi i ka tashmë disa prej trupave, por nuk i ka dorëzuar.
UNRWA (Agjenci e OKB-së) ndërkohë, ka kërkuar që gazetarëve ndërkombëtarë t’u lejohet të hyjnë lirshëm në Gaza, duke theksuar se ata mund të ndihmojnë për të “mbështetur dhe nderuar punën heroike të gazetarëve palestinezë”. Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, Philippe Lazzarini, ka deklaruar në platformën X se ka ardhur koha që arsimi dhe ndihma humanitare të arrijnë në Gaza, ashtu si edhe “paqja përmes shërimit, drejtësisë dhe njohjes së ndërsjellë”.
Lajmi kryesor:
Izraeli mbyll pikën kufitare të Rafahut! Trump thirrje Hamasit të dorëzojë armët: Do t'ju çarmatosim me forcë
Komente










