Izraeli konfirmon hapjen e kalimit Kerem Shalom

Izraeli konfirmon hapjen e kalimit Kerem Shalom

Foto nga Gaza

1702287344_gaza.jpg

Foto nga Gaza

Izraeli ka konfirmuar se do të hapë kalimin Kerem Shalom, i vendosur në kufirin me Rripin e Gazës dhe Egjiptin, për të rritur sasinë e ndihmës që derdhet në enklavë. 

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Koordinimin e Qeverisë së Izraelit në Territoret Palestineze (COGAT). 

"Ne kemi rritur kapacitetin tonë për të inspektuar ndihmën e dërguar në Rripin e Gazës. Kerem Shalom do të hapet, kështu që numri i inspektimeve do të dyfishohet", tha zyra në një deklaratë.

Megjithatë, ndihmat do të vazhdojnë të hyjnë në Gaza përmes Rafahut dhe Cogat u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të veprojnë më shpejt në lidhje me ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza përmes kalimit Rafah nga Egjipti. 

"Ndihma vazhdon të presë në hyrje të Rafah: Kombet e Bashkuara duhet të bëjnë më mirë: ndihma është atje dhe njerëzit kanë nevojë për të', tha zyra në një deklaratë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB: Gaza afër katastrofës humanitare! Hamasi: Pa negociata, asnjë peng nuk do të kthehet në shtëpi! Izraeli: Mbi 100 ushtarë të vrarë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian