Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në Siri

Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në Siri

Shkatërrime izraelite në Siri

Një oficer i ushtrisë siriane u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në jug të shtetit më 19 qershor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, duke cituar burime ushtarake.

“Izraeli armik kreu sulm të agresionit me dron ndaj dy pozicioneve ushtarake të forcave tona të armatosura në provincat Kuneitra dhe Dara”, raportoi SANA, duke shtuar se sulmi rezultoi në vdekjen e një oficeri dhe dëme materiale.

Izraeli ka kryer qindra sulme ajror në Sirinë fqinje që kur ka shpërthyer lufta civile në këtë shtet. Izraeli kryesisht shënjestron pozicionet e ushtrisë siriane dhe luftëtarët e mbështetur nga Irani, përfshirë ata të grupit libanez, Hezbollah.

Sulmet janë intensifikuar pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës më 7 tetor, pasi grupi palestinez – i mbështetur nga Irani – kreu sulm të paprecedent në Izrael.

Përderisa Izraeli rrallë komenton sulmet në Siri, vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë armikun e tij të përbetuar, Iranin, të zgjerojë praninë e tij në këtë shtet.

Konflikti i Siri – që ka nisur më 2011 –ka vrarë më shumë se gjysmë milion persona dhe ka detyruar që të zhvendosen miliona të tjerë, pasi forcat e sigurisë shtypën protestat antiqeveritare./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës