Aeroplanë luftarakë izraelitë të shtunën goditën dy tunelet nëntokësore në Rripin e Gazë, bënë të ditur ushtria izraelite.
Në një njoftim, ushtria tha se avionët ushtarakë kryen sulme ajrore në veri dhe jug të Gazës, duke shkatërruar dy tunele dhe disa vende ushtarake që i përkisnin grupit Hamas të cilët Izraeli e konsideron si grup ilegale.
Mbi 40 objektiva të Hamasit u goditën, por nuk mungoi as kundërpërgjigjja me raketa nga krahu i armatosur i organizatës islamike.
Konflikti nisi të premten për shkak të hedhjes së disa balonave me bomba molotov nga palestinezët në kufirin me Izraelin, në shenjë proteste kundër planit izraelit për të shkatërruar një fshat në Bregun Perëndimor. Autoritetet palestineze të shëndetësisë thonë se si pasojë e sulmeve janë vrarë dy civilë e janë plagosur dhjetra të tjerë.