Izraeli kryen tjetër sulm në Bregun Perëndimor, vdesin 10 palestinezë! Mbi 100 persona, të plagosur

Izraeli kryen tjetër sulm në Bregun Perëndimor, vdesin 10 palestinezë! Mbi 100 persona, të plagosur

Përplasjet mes palestinezëve dhe izraelitëve

Dhjetë palestinezë, duke përfshirë një burrë të moshuar dhe disa militantë, janë vrarë gjatë një sulmi ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruan BBC.

Të shtëna armësh u dëgjuan ndërsa trupat bastisën zemrën e Nablusit, duke shkaktuar përleshje të armatosura me persona të armatosur. Mësohet se sulmi izraelit u drejtua në një shtëpi, duke vrarë dy militantë të lartë palestinezë brenda.

Ushtria izraelite më herët konfirmoi se trupat e saj po vepronin në Nablus. Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë se një i moshuar 72-vjeçar ishte në mesin e të vrarëve jashtë shtëpisë së rrethuar dhe përplasjeve me armë.

Më shumë se 100 persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat me armë. Shtatë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën dhe po trajtohen në spitalet lokale.

Një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas tha se ai e dënon sulmin dhe e konsideron qeverinë izraelite përgjegjëse për këtë përshkallëzim të rrezikshëm, i cili po e shtyn rajonin drejt shpërthimit të përplasjeve me armë.

Grupi militant palestinez Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, paralajmëroi se "po monitoron krimet në rritje të kryera nga armiku kundër popullit palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Deri më tani këtë vit, të paktën 50 palestinezë, përfshirë militantë dhe civilë janë vrarë, ndërsa 11 persona janë vrarë në sulmet palestineze ndaj izraelitëve.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret