Foto: Xhamia Al Aksa
SHBA ka kryer 6 sulme ndaj objektivave të grupit rebel Houthi pasi deklaroi se do të përshkallëzonin sulmet gjatë muajit të Ramazanit në solidaritet me palestinezët në Gaza. Sipas komandës qendrore Centcom të SHBA, janë shkatërruar 18 raketa anti-anije në Detin e Kuq dje një anije nënujore pa pilot. Britania është përfshirë në këto sulme ajrore. Ndërsa edhe anija italiane Duilio pjesë e operacioneve të Bashkimit Evropian rrëzoi dy dronë ajror në zbatim të planit të vetëmbrojtjes.
Rrëzimi i dronëve tanë nga marina italiane përbën një konfirmim të ri se Italia qëndron me armiqtë tanë tha për Ansa, Abdennaser Mahamed, zyrtar për mediat i Presidencës së Republikës (Houti), duke specifikuar se "për momentin Italia nuk është objektivi ynë i drejtpërdrejtë". Ndërsa nuk ndalen përpjekjet e Katarit për një marrëveshje armëpushimi, për të cilën Katari thotë se nuk janë afër.
Autoritetet izraelite kanë njoftuar disa kufizime për palestinezët nga Bregu Perëndimor që duan të hyjnë në Jerusalem dhe në Malin e Tempullit gjatë muajit të Ramazanit. Palestinezët do të duhet të kenë një leje të vlefshme Cogat, e cila do t'i nënshtrohet rishikimit nga forcat e sigurisë.
Izraeli po luan me zjarrin dhe po shtyn situatën drejt një shpërthimi thotë ministri i jashtëm jordanez Ayman Safadi me kufizimet për të hyrë në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i rëndësishëm në islam gjatë muajit të Ramazanit.
Sipas kufizimeve, vetëm burrat mbi 55 vjeç do të lejohen të hyjnë në Esplanadën e Xhamisë së qytetit të vjetër për të marrë pjesë në faljet e së premtes, gratë mbi 50 vjeç dhe fëmijët deri në 10 vjeç. Po të gjithë këta duhet të kenë lejë të vlefshme për arsye sigurie. Masat bien ndesh me zotimin e kryeministrit Netanjahu javën e kaluar se do të lejonte besimtarët në xhaminë Al Aksa në Malin e Tempullit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Inteligjenca amerikane: Netanyahu është në një krizë besimi! Mbrojtja izraelite: 70 raketa nga Hezbollahu kundër Izraelit verior
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte
21 Nëntor, 13:16
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!
20 Nëntor, 21:15
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22
-
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
19 Nëntor, 09:16
-
Lufta/ Media: Izraeli ka bombarduar pranë zyrës së OKB-së dhe Parlamentit në Liban
18 Nëntor, 09:22