Avionët ushtarakë të Izraelit kanë goditur zona të militantëve në Rripin e Gazës më 1 janar, pasi disa raketa ishin hedhur nga enklava palestineze, thanë burimet dhe ushtria.
Më 2 janar, ushtria izraelite tha në Tëitter se sulmi me raketa kundër zonave të militantëve në territorin e kontrolluar nga Hamasi, ishte në kundërpërgjigje të dy raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës, që ranë në Detin Mesdhe, afër Tel Avivit.
“Teksa fishekzjarrët ndriçuan qiellin për të shënuar Vitin e Ri në mbarë botën, një tjetër lloj zjarri erdhi nga Gaza – raketa terroriste të hedhura drejt Izraelit”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Sistemi anti-raketor i Izraelit duke shkatërruar raketat e hedhura nga Gaza. Fotografi nga arkivi.
Ushtria izraelite tha se u kundërpërgjigj duke goditur një ndërtesë për prodhimin e raketave që përdoret nga Hamasi. Ende nuk ka raportime për viktima.
Po ashtu është e paqartë nëse raketat e hedhura nga Gaza kishin për qëllim të godisnin ndonjë zonë në Izrael.
Përveç një incidenti në muajin shtator të vitit të kaluar, nuk ka pasur sulme me raketa që prej se një armëpushim i dha fund konfliktit 11-ditor ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në muajin mars, kur Hamasi hodhi raketa në drejtim të Izraelit.
Organizata militante palestineze, Hamas, cilësohet grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
GJNP urdhër-arrest ndaj Netanjahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant! Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash mund të ketë ndaj Izraelit?
22 Nëntor, 09:39
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte
21 Nëntor, 13:16
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!
20 Nëntor, 21:15
-
Lideri i Hezbollah: Do të godasim qendrën e Tel Avivit
20 Nëntor, 16:31
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22