Izraeli lehtëson ndjeshëm masat antiCOVID, thuajse gjysma e popullsisë është vaksinuar

Izraeli lehtëson ndjeshëm masat antiCOVID, thuajse gjysma e popullsisë është vaksinuar

Izraeli i cili është dhe shteti që ka kryer numrin më të lartë të vaksinave COVID në botë ka deklaruar se vaksina Pfizer ka pasur një efektivitet prej 99%.

Sipas të dhënave nga autoritetet izraelite rreth 2.9 milionë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave ndërsa një dozë të vaksinës e kanë marrë gati gjysma e popullsisë prej 9 milionë banorësh.

Përmes fushatës së vaksinimit, qeveria vazhdon të marrë hapa për të dalë nga izolimi i fundit. Nga dita e sotme, dyqanet, qendrat tregtare, palestrat, disa shkolla të mesme dhe shërbime tjera publike, kanë nisur punën sërish.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit, do të mund të marrin pjesë në ngjarje kulturore, të udhëtojnë jashtë vendit dhe të vizitojnë palestra dhe restorante.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen