Izraeli ka njoftuar se do të mbyll pikën kufitare Rafah duke filluar nga nesër dhe do të zvogëlojë ndihmën humanitare për Gazën derisa Hamasi të kthejë trupat e pengjeve të vrarë.

Masa u mbështet nga institucionet e sigurisë, të cilat deklaruan se Hamasi nuk po bënte ndonjë përpjekje të rëndësishme për të gjetur trupat.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, grupi militant palestinez ka informacion mbi vendndodhjen e shumë prej pengjeve të vdekur, jo vetëm të katër atyre që u kthyen dje.

Pikëkalimi kufitar Rafah pritej të hapej në ditët në vijim si pjesë e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.


Lajmi kryesor:

Izraeli mbyll pikën kufitare të Rafahut! Trump thirrje Hamasit të dorëzojë armët: Do t'ju çarmatosim me forcë