Izraeli në luftë, pezullohen të gjitha aktivitetet sportive! Largohen nga vendi sportistët e huaj

Izraeli në luftë, pezullohen të gjitha aktivitetet sportive! Largohen nga vendi sportistët e huaj

Pamje nga sulmi në Izrael

Ministria e Kulturës dhe Sporteve e Izraelit ka njoftuar se të gjitha ngjarjet sportive janë anuluar deri në një njoftim të dytë, pas një sulmi të papritur nga Hamasi palestinez në pjesën jugore dhe qendrore të vendit.

Shumë skuadra futbolli, duke përfshirë Macabi Haifa, Beitar Jerusalem, Hapoel Be’er Sheva, Hapoel Tel Aviv dhe Macabi Tel Aviv kanë vendosur të lejojnë lojtarët e huaj të largohen nga vendi nëse dëshirojnë, raportojnë mediat izraelite

Klubi i basketbollit Hapoel Be’er Sheva ka lejuar gjithashtu të huajt të largohen dhe po punon për t’i ndihmuar ata dhe familjet e tyre të evakuohen të sigurt.

Nuk dihet se si do të ndikojë situata e re te klubi i basketbollit Macabi nga Tel Avivi, i cili është planifikuar të udhëtojë drejt Milanos më 12 tetor për një ndeshje të Euroligës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ Gati qendrat në Shëngjin, emigrantët e parë mbërrijnë nga 1 gushti

Marrëveshja me Italinë/ Gati qendrat në Shëngjin, emigrantët e parë mbërrijnë nga 1 gushti