Lufta/ Izraeli operacion masiv në Bregun Perëndimor, 10 palestinezë të vrarë! Automjeti i OKB-së goditet nga ushtria izraelite në Gaza

Ushtria izraelite ka nisur një operacion në Bregun Perëndimor, të banuar nga popullsia palestineze, sipas saj me qëllim spastrimin e zonës nga terroristët. Deri më tani raportohet për 10 palestinezë në vrarë në territorin palestinez, ndërsa aksioni i izraelitëve vazhdon ende.

Ministri i Jashtëm izraelit, Katz tha se Bregu Perëndimor duhet të filtrohet nga terroristët njëlloj siç po ndodh në Rripin e Gazës. Sipas tij, Irani po punon për ngritjen e strukturave terroriste në Bregun Perëndimor.

"Ushtria izraelite po punon intensivisht në kampet e refugjatëve Jenin dhe Tulkarm për të penguar infrastrukturat terroriste islamike-iraniane që janë krijuar atje. Irani po punon për të krijuar një front terrorist lindor kundër Izraelit në Bregun Perëndimor, sipas modelit të Gazës dhe Libanit , duke financuar dhe armatosur terroristët dhe duke kontrabanduar armë të avancuara nga Jordania. Ne duhet të përballemi me kërcënimin. Kjo është një luftë për gjithçka dhe ne duhet ta fitojmë atë", tha Israel Katz, ministri i Jashtëm i Izraelit.

Ndërkohë, mediat raportuan se ushtria izrelite ka goditur makinën e OKB-së në Gaza. Për rrjedhojë, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka pezulluar përkohësisht lëvizjet në Rripin e Gazës pasi mjeti i tyre nga të paktën 10 plumba teksa iu afrua një postblloku izraelit. Sipas zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. 

“Fatmirësisht punonjësit tanë që ndodheshin në automjet nuk janë lënduar”, tha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, duke nënvizuar se plumbat kanë goditur xhamat e veturës.

Për shkak të sulmeve intensive të Izraelit, presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazen, vendosi të shkurtojë vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe të kthehet në Bregun Perëndimor. Për më tepër, pamje të frikshme janë bërë publike, kur një raketë e ushtrisë izraelite godet një pallat në Gaza dhe e hedh në erë, duke e rrafshuar tërësisht dhe kthyer në një grumbull inertesh.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar situatën në rajonin e Lindjes së Mesme. Këtë e tha në një postim në Facebook, zëdhënësi i presidentit ukrainas, Sergii Nykyforov.  Netanyahu shprehu mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe Zelensky falënderoi Izraelin për pjesëmarrjen në Samitin e Paqes dhe mbështetjen për Ukrainën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
SHBA njofton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelit për shkak të sulmeve në Bregun Perëndimor

1724878174_luftaneuizrael.JPG

Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja ndaj kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor për shkak të dhunës ndaj palestinezëve, teksa Uashingtoni i bëri thirrje aleatit të tij, Izraelit, që të bëjë më shumë përpjekje që përgjegjësit për dhunën të përballen me drejtësinë.

Sanksionet u bënë publike në të njëjtën dikur kur Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor, ku u vranë të paktën nëntë luftëtarë palestinezë, pavarësisht se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar Izraelin që të mos e zgjerojë luftën që ka nisur në tetor në Gazë.

“Dhuna e kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor shkakton dhimbje të madhe njerëzore, dëmton sigurinë e Izraelit dhe minon mundësitë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.

“Është kritike që Qeveria e Izraelit të mbajë përgjegjës çdo individë apo entitet që është përgjegjës për dhunën ndaj civilëve në Bregun Perëndimor”, shtoi ai.

Në listën e sanksioneve është përfshirë, Hashomer Yosh, një grup izraelit që mbështet vendbanime të paautorizuara të hebrenjve në Bregun Perëndimor.

Vullnetarët nga ky grup më herët gjatë këtij viti detyruan 250 palestinezë, banorë të një fshati në Bregun Perëndimor, që të largohen me forcë nga pronat e tyre, tha DASH-i.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samoja: 29/08/2024 01:13

    Me pak fjal e treguan veten qfar jan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja