Izraeli nis sulmet ajrore në Gaza, plagosen 41 civilë mes tyre dhe një 14-vjeçar

Izraeli nis sulmet ajrore në Gaza, plagosen 41 civilë mes tyre dhe një 14-vjeçar

Sulmet në Gaza

Ushtria izraelite ka nisur sulmet ajrore në Gaza pas përplasjeve midis ushtarëve të saj dhe protestuesve palestinezë gjatë një demonstrate për të përkujtuar djegien e Xhamisë Al-Aksa të Jeruzalemit, 52 vjet më parë.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se goditi katër vende të prodhimit dhe magazinimit të armëve në Gaza që i përkisnin Hamasit. Nuk raportohet për viktima.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se dhjetëra njerëz u plagosën, përfshirë një djalë 13-vjeçar palestinez i cili u qëllua në kokë.

"41 u plagosën me lëndime të ndryshme," tha ministria në një deklaratë.

Ushtria izraelite tha se disa protestues ishin përpjekur të ngjiteshin në gardhin kufitar dhe hodhën "pajisje shpërthyese" kundër ushtarëve të saj.

Ushtria tha se "u përgjigj me mjete për shpërndarjen e demostruesve, përfshirë kur ishte e nevojshme edhe të shtënat me armë zjarri" dhe shtoi se një ushtar izraelit u "plagos rëndë nga zjarri i drejtpërdrejtë që dilte nga Gaza".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asd: 22/08/2021 09:26

    Jemi popull qe e kemi provuar kete "situate te ngjashme" duke u kacavjerre neper ambasada dhe litaret e anijeve. Sot duhet tu tregojme atyre qe na e shtrine doren, se veprimi i tyre ia vlejti dhe ata nuk gabuan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë