Izraeli njofton për tërheqjen e mijëra ushtarëve nga Gaza

Ushtria izraelite njoftoi këtë fillim viti se do të largojë disa mijëra forca nga Rripi i Gazës, hera e parë që ushtria zvogëlon praninë e saj që nga fillimi i luftës ndërkohë që luftimet po vazhdojnë në pjesën jugore të këtij rajoni. Sipas njoftimit pesë brigada apo disa mijëra trupa, do të largohen nga Gaza në javët e ardhshme për trajnim dhe pushim. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari nuk tha nëse ky vendim do të thotë se Izraeli po nis një fazë të re të luftës. “Synimet e luftës nënkuptojnë luftime të stërzgjatura dhe ne duhet të përgatitemi për këtë”, tha ai.

Ky manovrim i ushtrisë izraelite mund të jetë një shenjë se intensiteti i luftimeve po zvogëlohet në disa pjesë të Gazës, sidomos në pjesën veriore ku ushtria ka njoftuar se është afër kontrollit të plotë zonës. Izraeli është nën trysni nga Shtetet e Bashkuara për të ulur intensitetin e luftimeve. Lajmi për zvogëlimin e trupave u dha pak para vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në rajon dhe pasi administrata e Presidentit Biden shmangu Kongresin për herë të dytë brenda dhjetorit duke miratuar shitjen urgjente të armëve Izraelit.

Por luftimet e ashpra kanë vazhduar në pjesë tjera të Gazës, sidomos në qytetin jugor Khan Younis dhe pjesët qendrorenë në kampet e refugjateve ku izraeli zgjeroi operacionet javën e kaluar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, 156 njerëz janë vrarë gjatë ditës së fundit, ndërsa që nga nisja e luftës në 7 tetor janë vrarë rreth 22 mijë palestinëzë.

Izraeli u ka rezistuar thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim afatgjatë, duke thënë se ndalimi i luftimeve do të ishte fitore për Hamasin.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?