Izraeli ka mohuar një raport mbi spiunimin e bisedimeve për marrëveshjen e programit nuklear mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një zyrtarët i Izraelit i quajti akuzat e publikuara në një media amerikane si “krejtësisht false”.
Sipas medias Izraeli kërkoi detaje mbi bisedimet për të krijuar një plan kundër marrëveshjes nukleare me Iranin. Në raport thuhej se Shtëpia e Bardhë e zbuloi këtë fakt pasi agjencitë spiune amerikane ndaj Izraelit, kuptuan se zyrtarët izraelit shkëmbenin informacione nga takimet konfidenciale me zyrtarë të SHBA-së dhe kontakte diplomatike në Europë.
Herët gjatë këtij muaji, kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha në kongresin amerikan se marrëveshja që po diskutohet i “hap rrugë Iranit drejt krijimit të një bombe”. SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për kufizimin e Iranit në programin nuklear në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.
Raporti ka krijuar tensione mes marrëdhënieve SHBA-Izrael, edhe pas deklaratës së kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë fushatës së fundit zgjedhore kur tha se nuk do të lejonte krijimin e shtetit të Palestinës nëse do të kthehej sërish në pushtet. Një ditë më parë Netanyahu u kërkoi falje votuesve Arabo-Izraelit mbi retorikën “fyese” gjatë zgjedhjeve që shkaktoi ofendim tek anëtarët e komunitetit dhe shkaktoi qortime të ndërkombëtarëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com