Izraeli paralajmëron: Sulmi ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurës' dhe 'befasues'

Izraeli paralajmëron: Sulmi ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurës' dhe 'befasues'

Yoav Gallant

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të mërkurën se sulmi i Izraelit kundër Iranit do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe befasues”.

Ai i bëri këto komente teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bisedoi të mërkurën përmes telefonit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Biseda telefonike, e konfirmuar nga të dy shtetet, ishte e para mes Bidenit dhe Netanyahut prej muajit gusht dhe përkon me përshkallëzimin e madh të konfliktit të Izraelit me Iranin dhe me Hezbollahun, grupin libanez të mbështetur nga Irani.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Lindja e Mesme është në teh pasi Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ndaj Iranit për sulmin raketor që Teherani e kreu ndaj tij në shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake të Izraelit në Liban.

Raportohet se sulmi iranian nuk shkaktoi viktima në Izrael dhe Uashingtoni e quajti të paefektshëm.

Pasi e cilësoi si të dështuar sulmin raketor nga Iranit më 1 tetor, Gallant tha të mërkurën në një video të lëshuar nga zyra e tij: "Kushdo që na sulmon, do të lëndohet dhe do ta paguajë shtrenjtë. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha, befasues. Ata nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi, ata do t’i shohin pasojat".

Netanyahu është zotuar se armiku i tij i përbetuar, Irani, do ta paguajë shtrenjtë për sulmin raketor, ndërsa Teherani ka thënë se do të përgjigjet ashpër për çdo hakmarrje nga Izraeli, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Marrëdhëniet midis Bidenit dhe Netanyahut kanë qenë të tensionuara, për shkak të mënyrës se si lideri izraelit e ka menaxhuar luftën në Gazë dhe konfliktin me Hezbollahun.

Gallant anuloi një vizitë të mërkurën në Pentagon, tha Pentagoni. Gallant tha në një deklaratë se e kishte shtyrë vizitën me kërkesë të Netanyahut deri pas bisedës së kryeministrit me Bidenin.

Irani i hodhi qindra raketat drejt Izraelit më 1 tetor, duke e përshkallëzuar konfliktin midis dy vendeve. Izraeli ka kohë që po mendon se si të përgjigjet ndaj sulmit iranian, të cilin Shtetet e Bashkuara e ndihmuan ta ndalojë./REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut