Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir

“Çdo armik që kërcënon sigurinë e Shtetit të Izraelit "do të paguajë një çmim të rëndë".

Kështu u shpreh Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, në një mesazh drejtuar qytetarëve menjëherë pas nisjes së sulmeve të përbashkëta me SHBA-të kundër Iranit.

"Ne jemi të përgatitur me gatishmëri të lartë operacionale, mbrojtjeje dhe sulmi. Po përballemi me një fushatë të rëndësishme, fatale dhe të pashembullt për të shkatërruar aftësitë e regjimit terrorist iranian, i cili përfaqëson një kërcënim të vazhdueshëm ekzistencial për sigurinë e Shtetit të Izraelit. Kjo është një fushatë që do të sigurojë ekzistencën dhe të ardhmen tonë këtu, në tokën e paraardhësve tanë, për të gjitha brezat", tha Zamir, duke shpjeguar se "objektivat strategjikë" ishin goditur.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani kundërpërgjigjet me raketa drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme, goditet edhe Dubai! Mister fati i Khameneit, mbyllet ngushtica e Hormuzit (VIDEO)