Izraeli përgatit sulme “në shkallë të gjerë” ndaj Rripit të Gazës

Izraeli përgatit sulme “në shkallë të gjerë” ndaj Rripit të Gazës

Ministri izraelit i Energjetikës, Yuval Steinitz bëri të ditur se kanë filluar me përgatitje të sulmeve “në shkallë të gjerë” ndaj Rripit të Gazës që mbahet nën rrethim.

Gjatë prononcimit të bërë për Radion e Izraelit, ministri Steinitz i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në rajon.

Duke u rrëfyer se Izraeli ndaj objektivave të Iranit në Siri ka ndërmarrë një sërë sulmesh të fshehta dhe të hapura, ministri Steinitz tha: “Jemi duke u përgatitur për një operacion në shkallë të gjerë në Gazë, por kemi edhe një front tjetër, ku duhet ta parandalojmë vendosjen e Iranit në Siri”.

Gjatë viteve 2008, 2012 dhe 2014, Rripi i Gazës ka qenë në objektiv të tre sulmeve të shkallës së gjerë të Izraelit dhe në këto sulme kanë rënë dëshmorë mbi 3 mijë e 700 palestinezë, shumica civilë.

Ndërkohë Jordania paralajmëroi se politikat e Izraelit për përshkallëzimin e tensionimit në Jerusalem do të ketë pasoja negative dhe nga shoqëria ndërkombëtare kërkoi që të bëjë presion ndaj këtij vendi për t’i dhënë fund praktikave të tilla.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Jordanisë, ministri i Jashtëm, Eymen Es-Safedi u takua në kryeqytetin Aman me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë këtij takimi ministri Safedi i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare të hedh hapa emergjente dhe efektive për parandalimin e shkeljeve të Izraelit në Jerusalemin e pushtuar.

Duke vënë në dukje se shkeljet dhe politikat në fjalë kërcënojnë paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, Safedi tha se Izraeli duhet të respektojë statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit si dhe vendet e shenjta të myslimanëve dhe krishterëve.

Ai shtoi se Izraeli me zbatimet e tij ndaj vendeve të shenjta provokon myslimanët dhe krishterët.

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj protestuesve në vendbanimet Ebu Dis dhe Al-Ayzeriye të Jerusalemit Lindor, të cilët manifestonin në shenjë proteste ndaj vrasjes së një palestinezi ditë më parë në Beytullahim, janë plagosur 15 palestinezë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tip: 20/08/2019 16:22

    Pavaresisht te gjitha rezervave dhe gabimeve te Izraelit, toka qe ata pretendojne si Rripi i Gazes dhe Malesite Golan dhe Jeruzalemi si kreqytet i Izraelit i takon pa dyshim dhe pa asnje ekuivok Izraelit. Kjo DUHESH te behesh shume kohe me pare dhe duhesh te kishte marre fund me kohe e gjithe kjo histori, duke eliminuar gjakderdhjet dhe shpenzimet e problemet e kota. Kete ne rralle te pare Duhet qe ta pranojne vete popujt arabe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja