Ushtria izraelite tha se trupat e saj “janë duke u përgatitur për operacione tokësore” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Këta të fundit kanë vazhduar të hedhin raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa sulmet ajrore izraelite në enklavën palestineze kanë vazhduar të marrin jetë njerëzish.
“Hamasi” në anën tjetër ka publikuar se fundmi pamje nga lëshimi i disa dronëve në qiell.
Kjo është hera e parë që organizata publikon pamje të dronëve duke e çuar reagimin ndaj Izraelit në një dimension tjetër pasi deri më tani ata kishin përdorur raketat si kundërpërgjigje ndaj hebrejve.
Deri më tani nga sulmi i Hamasit me raketa dhe ato të Izraelit në Gaza raportohet se kanë vdekur të paktën 83 persona, nga të cilët 17 fëmijë.
Me gjithë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar se armiqësitë në rajon mund të dalin jashtë kontrollit, ushtria izraelite tha se sulmet në Gaza do të vazhdojnë dhe se Izraeli po përgatitet për “skenarë të shumtë”.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gants, tha se ka urdhëruar “përforcim masiv” të forcave të sigurisë, për të ndihmuar në kontrollin e trazirave.
Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, tha të mërkurën se “konfrontimi me armikun është i hapur”.
Dhuna vjen pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.
Hamas military wing releases footage of their drones used in an attack on Gaza border communities pic.twitter.com/MTEhjICaYv
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) May 13, 2021
Ate qe jua beri Hitleri 76 vjet para Cifuteve po e bejne ata tani ne 2021 Palestinezeve dhe asnje nuk e pengon apo dhe sikur ta kritikoj Izraelin por i japin te drejten e vetembrojtjes nga ata qe gjuajne me gure skandal i madh dhe kjo tregon qe ai miku me mustaqe te vogla ka pasur shume te drejte
Përgjigju