Izraeli përgatitet për rikthimin e Benjamin Netanyahut

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është në rrugën e fitores në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, sipas shumicës së exit polleve në vend.

Parashikimet i japin bllokut të tij të krahut të djathtë një shumicë të vogël vendesh ndaj kundërshtarëve të qendrës së majtë të udhëhequr nga kryeministri aktual Yair Lapid.

Vetë 70 vjeçari ka bërë një deklaratë para mbështetësve të tij në Jeruzalem duke thënë se ‘ata janë shumë pranë arritjes së një fitoreje madhështore’.

Këto do të jenë zgjedhjet e pesta kombëtare në Izrael që nga viti 2019.

Netanyahu është një nga figurat më kontroverse të dekadave të fundit në Izrael. Ai shërbeu si kryeministër për 12 vite pasi u rrëzua vitin e kaluar si pasojë akuzave për korrupsion dhe ryshfet me të cilat ai po përballet momentalisht në një proces gjyqësor.

Shpallja e tij kryeministër sipas kritikëve do ta zhbënte automatikisht këtë proces duke minuar pavarësinë e gjyqësorit në Izrael.

Përveç kësaj, për të siguruar një shumicë parlamentare, zoti Netanyahu dhe partia e tij Likud do të varen nga mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë dhe ultra-nacionaliste Zionizmi Fetar.

Udhëheqësit e saj kanë fituar famë për përdorimin e retorikës anti-arabe dhe përkrahjen e dëbimit të politikanëve ose civilëve që tregohen "të pabesë" ndaj shtetit të Izraelit.

Kjo nuk duket se do ta pengojë Netanyahun i cili gjithashtu është një mbështetës i vendosur i ndërtimit të vendbanimeve të Izraelit në Bregun Perëndimor ku jetojnë një shumicë palestineze, vendbanime këto të cilat konsiderohet të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Ai gjithashtu kundërshton krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës si një zgjidhje për konfliktin dhjetëra vjeçar mes Izraelit dhe Palestinës - një formulë e mbështetur nga shumica e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë administratën Biden në SHBA.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja