Autoritetet izraelite kanë pranuar ekzistencën e një plani të inteligjencës për të rivendosur të gjithë banorët e Rripit të Gazës, rreth 2.3 milionë njerëz, në Egjipt. Kjo u raportua nga agjencia Associated Press, duke nënvizuar se zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu e ka minimizuar qëllimin e planit duke pretenduar se është vetëm një hipotezë studimore.
Sipas agjencisë, dokumenti mban datën 13 tetor. Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi nuk dëshiron të dëgjojë për ardhjen e palestinezëve, ai e ka përsëritur këtë disa herë dhe gjithashtu kohët e fundit deklaroi se eksodi do ta çonte Egjiptin në luftë me Izraelin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra të vdekur! Izraeli: Po godasim kudo! Grupi në Jemen pranon lëshimin e raketës drejt Izraelit









