Izraeli prej muajsh në protesta, kërkojnë ndalimin e reformës që kufizon kompetencat e Gjyqësorit

Izraeli prej muajsh në protesta, kërkojnë ndalimin e reformës që kufizon kompetencat e Gjyqësorit

Protestat në Izrael, foto arkiv

Përderisa izraelitët janë duke vazhduar për të dymbëdhjetën javë me radhë me protesta masive për kundërshtimin e reformës ligjore të kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, edhe ministri i Mbrojtes së vendit ka kërkuar ndalimin e saj.

Yoav Gallant i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të ndalojë planet e diskutueshme për një rishikim të sistemit të drejtësisë, duke thënë se kriza po shkakton trazira sociale dhe mund të dëmtojë sigurinë e Izraelit.

Megjithatë, deri më tani, Netanyahu ka kundërshtuar thirrjet për të hequr dorë nga reforma.

Kujtojmë se ligji është pjesë e një plani të diskutueshëm të qeverisë së djathtë për të kufizuar kompetencat e gjyqësorit, plan që ka çuar në protesta masive prej disa muajsh.

Sipas reformës ligjore të kërkuar nga Netanyahu, parlamentit i ofrohet mundësia e anulimit të vendimeve të marra nga Gjykata e Lartë - një lëvizje që kritikët thonë se do të minojë pavarësinë e gjyqësorit dhe mund të përdoret për qëllime politike.

Megjithatë, Netanyahu thotë se reforma është krijuar për të ndaluar gjykatat të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se është votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit.

BBC raporton se kundërshtim ndaj reformës ligjore ka pasur edhe lideri i opozitës Yair Lapid, i cili e ka vlerësuar "hapin e guximshëm" të ministrit të Mbrojtjes për kërkimin e ndalimit të saj.

Në anën tjetër vendi ka votuar një ligj që parandalon Prokurorin e Përgjithshëm që të shkarkojë një kryeministër, duke e bërë të mundur që vetëm vetë kryeministri ose tre të katërtat e kabinetit të mund të vendosin për largimin e kryeministrit nga posti për arsye fizike ose psikologjike.

Kujtojmë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është duke u gjykuar me akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tre raste. Megjithatë, ai ka mohuar çdo keqbërje duke thënë se është vetëm një “viktimë e një gjuetie shtrigash”.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit