Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për një zgjatje të mëtejshme të ofensivës ushtarake në Gaza, ku mbrëmja e djeshme shënohet si një nga netët më të rënda të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.
Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmet ushtarake ndaj Hamasit deri në arritjen e qëllimit për të shkatërruar grupin militant dhe rrjetin e tuneleve nëntokësore.
"Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë agresive dhe me përgjegjësi deri sa misioni për të mbrojtur qytetarët tanë, ushtarët dhe fëmijët të ketë përfunduar," tha ai.
Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, Izraeli kreu 60 sulme ajrore në Gaza brenda natës, duke përfshirë stacionet televizive dhe shtëpinë e një lideri kryesor të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Ndërkohë, të paktën 13 palestinezë raportohet të jenë vrarë në sulmet gjatë natës, duke përfshirë gjashtë viktimat në një shtëpi në kampin e refugjatëve në Bureji, ndërsa 10 ushtarë izraelit kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Mësohet se më shumë se 1.100 palestinezë, shumica e tyre civilë, janë vrarë në luftime që nga 8 korriku, ndërsa Izraeli raporton për 53 ushtarë dhe tre civilë të vrarë.
Po dje Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon kritikoi të dyja palët për numrin e lartë të civilëve të vrarë, ndërsa u bëri apel palëve të gjejnë një armëpushim të menjëhershëm. Vetëm pak kohë pas deklaratës së Sekretarit të OKB-së, Izraeli kreu një tjetër sulm ajror mbi një spital në Gaza, ku u raportuan 10 viktima mes të cilëve 8 fëmijë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com