Izraeli: SHBA dhe Katari po punojnë për lirimin e 200 pengjeve, nuk do ketë armëpushim në Gaza

Izraeli: SHBA dhe Katari po punojnë për lirimin e 200 pengjeve, nuk do ketë armëpushim në Gaza

1698044926_zz.jpg

Në një intervistë për CNN, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus, tha se nuk do të ketë një armëpushim në Gaza, teksa SHBA dhe Katari po punojnë për lirimin e më shumë se 200 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Nuk do të ketë armëpushim në Gaza, ndërkohë që SHBA dhe Katari punojnë për të liruar më shumë se 200 pengjet e mbajtura nga Hamasi në enklavën e rrethuar”, tha Jonathan Conricus.

 Zëdhënësi tha se ata "nuk ishin në dijeni" për thirrjet e SHBA për një shtyrje të operacionit tokësor të planifikuar të Izraelit në Gaza, duke shtuar se si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja duan që të gjithë pengjet të lirohen "sa më shpejt të jetë e mundur". 

“Përpjekjet humanitare nuk mund të lejohen të ndikojnë në misionin për të çmontuar Hamasin”, tha Jonathan Conricus.


Lajmi kryesor:

Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat