1701181420_for.jpg

Ushtarët izraelitë

Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi pretendon se Hamasi nuk ka përmbushur marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë, raporton CNN.

Negociatorët ishin nga agjencia e inteligjencës izraelite Mossad. Ishte kreu i agjencisë, David Barnea, i cili tërhoqi ekipin.

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit u arrit me ndihmën e ndërmjetësimit të huaj dhe pati një pauzë shtatë-ditore në luftime, me lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Armëpushimi filloi më 24 nëntor dhe u zgjat dy herë përpara se të përfundonte mëngjesin e së premtes.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite: Fillon operacioni tokësor në qytetin jugor të Gazës! Hamasi lëshon 250 raketa në Tel Aviv